gus252014
Kanceri i veshkave dhe vezikës urinare diagnostikohet më ngadalë
Ka dallime të dukshme gjinore në diagnostikimin e tumoreve urologjikë, dhe rreth 700 gra në vit me kancer të veshkave ose fshikëz urinare nuk diagnostikohen herët. Kjo, të paktën, është ajo që del nga përfundimet e një artikull të botuar në BMJ Open Access.
"Identifikimi i hershëm pacientët me simptoma të kancerit është një prioritet për sistemin shëndetësor në të gjithë botën", shprehet Georgios Lyratzopoulos, studiues në Departamentin e Shëndetit Publik dhe Kujdesit Parësorë në Universitetin e Kembrixhit, Britani të Madhe, dhe autori kryesor i studimit. Zakonisht shumica e pacientëve të shkojnë më parë tek mjeku i përgjithshëm i cili duke dyshuar për diagnozën, drejton pacientin tek specialisti për hetime të mëtejshme. Vonesa në diagnostikim vihen re nëse shenjat dhe simptomat i atribuohen shkaqeve beninje", shpjegon studiuesi duke na kujtuar se ka një pabarazi të pabesueshme mes dy gjinive në mbijetesën 5-vjeçare në kancerin e vezikës: 57% tek meshkujt në krahasim me 44% tek gratë. Një mospërputhshmëri e ndjeshme vihet re edhe në rast se studiojmë rastet të cilët raportohen te mjeku specialist pas tee vizitave të herëpashershme të kryera tek mjeku i përgjithshëm: 14.7% e meshkujve kundrejt 27.6% e femrave. Një studim amerikan tregon se gratë të cilat paraqiten tek mjeku i kujdesit parësor me hematuri dërgohen te mjeku urolog më vonë se meshkujt. " Një nga arsyet mund të jetë se disa simptoma që tregojnë për malinjitet ti atribuohen sëmundjeve beninje si për shembull infeksioneve të rrugeve urinare" , hamendëson Lyratzopoulos, i cili së bashku me kolegët ka studiuar dallimet midis sekseve në diagnozën e kancerit të veshkave dhe të fshikëzës midis viteve 2009 dhe 2010 duke përdorur të dhënat nga National Audit of Cancer Diagnosis in Primary Care që mbulon 1170 studime të mjekësisë së përgjithshme, rreth 14 përqindë e totalit kombëtar. "Treguesit e një diagnoze të shpejtë ishin dy: numri i konsultave të kryera nga pacienti përpara se shkonte te specialisti, dhe intervali midis vizitës së parë tek mjeku i familjes dhe konsultës tek urologu", thekson studiuesi. Në total ishin 920 raste kanceri të vezikës urinare, nga të cilët 27% ishin gra. Ndërsa rastet me kancer në veshka ishin 398, dhe 42% të tyre ishin gra. Nga të dhënat e studimeve rezulton se gjithmonë koha e paraqitjes së grave është më e gjatë se e meshkujve (më shumë se dy muaj për kancerin e vezikës urinare dhe tri javë atë renal. "Prania ose mungesa e hematurisë nuk mund të shpjegojë diferencën në kohën që duhet për të dërguar pacientin tek një specialist", thotë Lyratzopoulos, duke vënë në dukje, megjithatë, se edhe në rastin e hematurisë shumë gra kanë shkuar përsëri te mjeku i familjes më shumë se tri herë para se të më në fund të dërgoheshin te urologu. Morali: rreth 700 gra britanike në vit kanë vonesë në diagnostikimin e tumoreve malinje të traktit urogjenital. "Prandaj është emergjente nevoja e forcimit të udhëzuesve ekzistues mbi hematurinë, duke zhvilluar strategji të reja diagnostike për ata që paraqiten te mjeku pa gjak në urinë," përfundon studiuesi.
BMJ Open 2013;3:e002861.