Gjinekologji

nën192024

Barnat kundër migrenës mund të trajtojnë edhe endometriozën

Barnat kundër migrenës mund të trajtojnë edhe dhimbjet që shkakton endometrioza. Në këtë përfundim ka arritur një hulumtim i publikuar në Science Translational Medicine, në të cilin është zbuluar një mekanizëm i rëndësishëm molekular që qëndron në themel të ndjesisë së dhimbjes të shkaktuar nga endometrioza dhe që ndikon drejtpërdrejt në përkeqësimin e sëmundjes. Barnat që pengojnë këtë rrugë molekulare përdoren tashmë për të trajtuar migrenën, dhe në testimin e hershëm te kafshët, rezultatet sugjerojnë se këto terapi mund të jenë gjithashtu të dobishme edhe për trajtimin e endometriozës.

Hulumtimi u krye nga Michael Rogers nga Spitali i Fëmijëve në Boston, i cili fillimisht zbuloi se si fikja e nervave ndijor të dhimbjes te minjtë me një gjendje të ngjashme me endometriozën, jo vetëm që reduktoi dhimbjen, siç vlerësohet përmes sjelljes së kafshëve, por gjithashtu zvogëloi madhësinë e lezioneve që përmbajnë qeliza endometriale.

"Kjo sugjeron fuqimisht se nervat që ndjejnë dhimbjen nuk po ndjenin vetëm dhimbjen, por po bënin diçka për të ndihmuar në rritjen e lezioneve", thotë Victor Fattori, bashkautor i studimit. Prandaj ekipi vendosi të testojë nëse një proteinë e quajtur CGRP, e cila lehtëson komunikimin midis sistemit nervor dhe një lloji të qelizave imune, makrofagëve, mund të luajë gjithashtu një rol në endometriozë.

Disa medikamente që bllokojnë CGRP janë miratuar tashmë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA) për kushte të tjera patologjike dhe studiuesit administruan katër prej këtyre barnave te minjtë me një gjendje të ngjashme me endometriozën. Përsëri, ata vunë re një reduktim të dhimbjes. Dy nga medikamentet reduktuan ndjeshëm madhësinë e lezioneve dhe mund të ndodhë që doza më të mëdha të dyja barnave të tjera do të kishin të njëjtin efekt, përfundon Rogers.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>