Kardiologji

tet242024

Hipertensioni. Denervimi renal një opsion i mundshëm trajtimi

Denervimi renal është një procedurë minimalisht invazive që ndihmon në uljen e hipertensionit, dhe për pasojë ndikon edhe në zbutjen e rreziqeve të rënda shëndetësore të shkaktuara prej tij. Në përditësimet e fundit Shoqata Evropiane e Hipertensionit (ESH) mbështet përdorimin e denervimit renal, pa asnjë pajisje të implantuar duke e konsideruar atë si shtyllën e tretë terapeutike për trajtimin e hipertensionit, së bashku me modifikimet në stilin e jetesës dhe administrimin e barnave antihipertensive. Për më tepër, në udhëzimet e saj të fundit ESC-ja e rekomandon denervimin renal edhe si një opsion terapeutik plotësues, të sigurt dhe efektiv për pacientët me hipertension rezistent, pra për ata pacientë që kanë presion të lartë gjaku pavarësisht përdorimit të barnave antihipertensive.

Presioni i lartë i gjakut është një problem i madh për pacientët në mbarë botën, i cili sipas statistikave rezulton  prek rreth 1.28 miliardë të rritur në mbarë botën. Megjithatë, hipertensioni nuk diagnostikohet në afërsisht 50% të pacientëve të prekur dhe te 50% të mbeturit kontrollohet dhe trajtohet në vetëm 20% të rasteve.

Rritja e ndërgjegjësimit është thelbësore për trajtimin e hipertensionit, pasi ai është i parandalueshëm, i zbulueshëm dhe i trajtueshëm.

"Për njerëzit me hipertension, medikamentet dhe/ose ndryshimet në stilin e jetës mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, por për shumë pacientë këto zgjidhje mund të mos jenë të mjaftueshme. Shpesh dëgjoj nga pacientët se do të ishin të gatshëm të eksploronin opsione të ndryshme terapeutike. Kjo na bëri ne të identifikojmë risitë teknologjike që mund të ndihmojnë në ofrimin e një zgjidhjeje afatgjatë për uljen e presionit të gjakut si një plotësues për ndryshimet e stilit të jetesës dhe menaxhimin medikamenteve. Ne kemi zbuluar se procedura e uljes së presionit të gjakut mund të ndihmojë potencialisht në ofrimin e një përfitimi për hipertensionin, përveç ndryshimeve të stilit të jetesës dhe menaxhimit medikamenteve", shpjegon Raffaele Izzo nga Universiteti Federico II në Napoli.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>