shk222023
Hipotensioni ortostatik. Zhvendosjet posturale nuk e shtojnë rrezikun
Terapia për menaxhimin e hipertensionit, pavarësisht protokollit të përdorur, nuk e rrit rrezikun për hipotension ortostatik (OH), dhe përforcon dëshmitë se ky i fundit nuk duhet interpretuar si një ndërlikim i trajtimit antihipertensiv. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në "Hypertension" dhe i kryer nga studiuesit e Qendrës Mjekësore Beth Israel Deaconess në Boston në bashkëpunim me kolegët e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Louvainit në Belgjikë.
"Edhe pse trajtimi intensiv i presionit të gjakut ka treguar se zvogëlon rrezikun për OH-në, kur kalohet nga pozicioni ulur në qëndrim në këmbë, kjo zhvendosje posturale, mund të mos zbulojë OH të rëndësishme klinikisht", shkruajnë autorët, të cilët duke përdorur të dhënat e studimit Syst-Eur (hipertensioni sistolik në Europë), analizuan efektet e trajtimit të hipertensionit në incidencën e OH-së bazuar në ndryshimin e presionit të gjakut të matur në tre pozicione të ndryshme qëndrimi.
"Syst-Eur është një studim shumëqendror me përzgjedhje rastësore, në të cilin morën pjesë një grup të rriturish me hipertension sistolik të izoluar për të vlerësuar nëse trajtimi antihipertensiv mund të reduktonte ngjarjet kardiovaskulare", thotë koordinatori i studimit Stephen Juraschek nga Beth Israel Deaconess, duke shpjeguar se pjesëmarrësit iu nënshtruan matjeve të presionit të gjakut në pozicionet shtrirë, ulur dhe në këmbë.
Duke përdorur dallimet midis 3 pozicioneve (ulur, shtrirë dhe në këmbë), OH-ja u përcaktua si një rënie sistolike në ≥20 mm Hg ose diastolike ≥10 mm Hg.
Pas kryerjes së 42,636 matjeve të presionit të gjakut në fillim të studimit dhe gjatë ndjekjes, autorët vunë re se në mesin e 4,695 pjesëmarrësve, mosha mesatare e tyre ishte 70 vjeç dhe 67% ishin gra. OH-ja ishte i pranishëm në 4,9% të zhvendosjeve ulur-shtrirë, në 7,9% të atyre në këmbë-ulur dhe në 11.4% në ndryshimin e pozicionit nga shtrirë në këmbë.
"Krahasuar me placebon, trajtimi antihipertensiv nuk e rriti ndjeshëm OH-në pjesë në asnjërën prej zhvendosjeve posturale", përfundojnë studiuesit.
Hypertension 2023. Doi: 10.1161/HYPERTENSIONAHA.122.20602
https://doi.org/10.1161/HYPERTENSIONAHA.122.20602