Kardiologji

kor192023

1 në 10 pacientë vuan nga hipertensioni rezistent ndaj trajtimit

Sipas një studimi të botuar në "Hypertension", prevalenca e hipertensionit rezistent ndaj trajtimit është më e ulët nga sa është vlerësuar më parë, edhe pse ai vazhdon të jetë relativisht i zakonshëm dhe prek pothuajse 1 në 10 pacientë me hipertension dhe ka një barrë të lartë të sëmundjeve shoqëruese.

"Shumë pacientë hipertensivë e mbajnë nën kontroll sëmundjen nëpërmjet trajtimit që ata ndjekin dhe kur barnat e përshkruara nuk japin rezultate, atëherë mund të themi se kemi të bëjmë me hipertension rezistent ndaj trajtimit, një formë hipertensioni që kërkon më shumë vëmendje dhe menaxhim të ndryshëm nga format e tjera të tij", shpjegon Joseph Ebinger nga Qendra Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos, i cili drejtoi grupin e punës.

Studiuesit vënë në dukje se hipertensioni rezistent është më i zakonshëm nga sa mendohet dhe se te këta pacientë me rrezik të lartë kardiovaskular ekzistojnë dallime të mëdha në mënyrën se si trajtohet sëmundja, gjë që e bën të nevojshëm kujdesin e standardizuar.

Për të arritur në këto përfundime, autorët analizuan të dhënat e më shumë se 2.4 milionë individëve, duke specifikuar se 55% e tyre ishin hipertensivë dhe nga të cilët 8.5% ose 113,992 individë plotësonin kriteret diagnostike për hipertensionin rezistent. Një formë e hipertensionit që sipas Ebinger dhe kolegëve, mund të jetë po aq e ndërlikuar për t'u diagnostikuar sa edhe për t'u trajtuar.

"Shumë studime të mëparshme kanë sugjeruar se hipertensioni rezistent, krahasuar me format jo rezistente, rrit rrezikun për ngjarje kardiovaskulare dhe identifikimi i pacientëve të prekur prej tij dhe shkaqeve të mundshme që e shkaktojnë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Konstatimi i dallimeve në farmakoterapi midis pacientëve me hipertension rezistent të kontrolluar dhe atyre me hipertension rezistent të pakontrolluar, veçanërisht atyre me norma më të ulëta të përdorimit të antagonistëve të receptorëve mineralokortikoidë, ndihmon në përcaktimin e mundësive të mundshme për të përmirësuar kujdesin dhe për të zvogëluar rrezikun kardiovaskular", përfundojnë autorët.

 

Hypertension 2023. Doi: 10.1161/IPERTENSIONEHA.123.20894
http://doi.org/10.1161/IPERTENSIONEHA.123.20894


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>