nën132024
Postmenopauza. Mbipesha, një faktor rreziku për kancerin e gjirit
Një studim i ri i publikuar në Journal of Epidemiology & Community Health, tregon se yndyra e tepërt e trupit mund të jetë një faktor rreziku shumë më i rëndësishëm për kancerin e gjirit në postmenopauzë sesa mendohej më parë.
Obeziteti dhe kanceri i gjirit në postmenopauzë janë të lidhura ngushtë, por matjet tradicionale si indeksi i masës trupore (IMT) mund të mos jenë mjaftueshëm të sakta për të vlerësuar rrezikun e vërtetë. Nisur nga kjo, studiuesit kryen një studim të ri për të rishikuar mjetet e matjes dhe për të miratuar metodologji më të sakta për të vlerësuar se sa ndikon aktualisht obezitetit në rrezikun për kancer gjiri.
Analiza u krye në 1033 gra në postmenopauzë të diagnostikuara me kancer gjiri dhe në një grup kontrolli të përbërë nga 1143 gra të shëndetshme, por me karakteristika të ngjashme për sa i përket moshës, gjinisë dhe rajonit gjeografik. Pjesëmarrëset dhanë informacion të detajuar mbi stilin e tyre të jetesës, zakonet e të ngrënit, historinë mjekësore dhe atë riprodhuese.
Treguesi i ri i ndikimit real të yndyrës në trup në rrezikun për kancer gjirit
Rezultatet nxjerrin në pah një ndryshim të dukshëm midis vlerësimeve të bazuara në indeksin e masës trupore (IMT) dhe atyre të marra me CUN-BAE, një tregues më i saktë që merr parasysh moshën dhe gjininë për të matur yndyrën e trupit. Duke marrë parasysh një IMT prej 30 ose më të lartë, 24% e grave me kancer gjiri ishin obeze, krahasuar me 20% të grupit të kontrollit. Megjithatë, me CUN-BAE, përqindja e pacienteve me kancer që kishin yndyrë trupore prej 40% ose më shumë u rrit në 53%, krahasuar me 46% në grupin e kontrollit.
CUN-BAE zbuloni një rrezik deri në dyfish më të lartë për kancer gjirit në krahasim me IMT-në
Mospërputhjet u bënë edhe më të dukshme kur studiuesit llogaritën rrezikun e kancerit të gjirit të lidhur me yndyrën e tepërt të trupit: duke përdorur IMT-në, ata vlerësuan se 23% e rasteve të kancerit të gjirit mund të lidheshin me yndyrën e trupit. Por me CUN-BAE, ky vlerësimi u rrit në 38%. Për tumoret hormon-pozitive, kjo përqindje ishte edhe më e theksuar, me 42% të rasteve që i atribuohen yndyrës së tepërt trupore sipas CUN-BAE, kundrejt 20% sipas IMT-së.
Një qasje e re për planifikimin e strategjive parandaluese
Ndërsa ky studim nuk është i mjaftueshëm për të krijuar një marrëdhënie shkak-pasojë, ai sugjeron që përdorimi ekskluziv i IMT-Së mund të çojë në një nënvlerësim të rrezikut të vërtetë për kancer të gjirit të lidhur me obezitetin. Miratimi i masave më të sakta si CUN-BAE mund të sigurojë një panoramë më të saktë, duke ndihmuar në planifikimin e strategjive më efektive parandaluese për gratë pas menopauzës.
Burimi:
Journal of Epidemiology and Community Health (2024).