Gjinekologji

qer242019

Ngacmimi seksual, problem për më shumë se gjysmën e onkologë-gjinekologëve amerikanë

Shumica e onkologë-gjinekologëve në Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar ngacmime seksuale, por në shumicën e rasteve, nuk e kanë raportuar atë. Vlerësohet se 64% e specialistëve janë përfshirë në episode të ngacmimeve seksuale gjatë trajnimit ose aktivitetit klinik; konkretisht, 71% e femrave dhe 51% e meshkujve. Në përgjithësi, vetëm 10% ua raportuan këto incidente autoriteteve. Të dhënat janë rezultat i një studimi të kryer nga Shoqata Amerikane e Onkologjisë Gjinekologjike dhe janë paraqitur në kongresin e ASCO-s (Chicago Clinical Oncology Society) në Çikago.

"Problemi i ngacmimeve dhe shantazheve seksuale është diskutuar gjerësisht në media dhe ka qenë evident në botën e kinemasë, sportit dhe muzikës, por në botën mjekësore është kufizuar në anekdotat që shpesh thuhen pas dyerve të mbyllura", thotë autorja Marina Stasenko (Qendra e Kancerit Memorial Sloan Kattering në Nju Jork). Hulumtimi përfshinte 1.566 anëtarë të Shoqatës së Onkologjisë Gjinekologjike. Një numër i përgjithshëm prej 402 mjekësh (26%, 255 gra dhe 147 burra) iu përgjigjën pyetësorit përsa i përket ngacmimit seksual gjatë trajnimit ose punës.

Episodet u përkisnin 6 prej 10 (64%) pjesëmarrësve dhe format kryesore të ngacmimit ishin shantazhet seksuale për të favorizuar karrierën ose trajnimin ose për të shmangur notat e ulëta dhe vlerësimet e këqija në rast të refuzimit.
Arsyet më të zakonshme për mosraportim ishin: incidenti nuk dukej shumë i rëndësishëm (40%), mendohej se në këtë drejtim nuk ishte marrë asnjë masë (37%), frika nga ndëshkimet (34%). Për më tepër, gratë kanë raportuar se e ndiejnë që paga dhe perspektiva e karrierës ndikohet nga gjinia. "Pabarazia gjinore ekziston mes bluzave të bardha, ndonëse tashmë, gratë janë të shumta, thuajse në një numër më të madh se meshkujt. Shpresojmë që kjo punë të rrisë ndjeshmërinë ndaj këtij problemi serioz që ndikon edhe në profilin tonë", përfundon Stasenko.


Journal of Clinical Oncology 2019. Doi: 10.1200/JCO.2019.37.18_suppl.LBA10502
https://ascopubs.org/doi/abs/10.1200/JCO.2019.37.18_suppl.LBA10502?af=R&


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>