Gjinekologji

jan262015

Vaksinimi nga HPV: mbrohen mbi 180 mijë vajza nga kanceri i mitrës

Për të mbrojtur 180 mijë vajza nga kanceri i mitrës në vendet në zhvillim do të rifillojë një fushatë e re vaksinimi. Dr.Seth Berkley deklaron se rastet më të shumta të kancerit në mitër shkaktohen nga papiloma virus HPV, që transmetohet nëpërmjet rrugëve seksuale.
"Çdo dy minuta një grua vdes nga kanceri në mitër. Rreth 275 mijë gra vdesin nga kanceri çdo vit, 85% e3 tyre në vrndet në zhvillim. Ky kancer po përhapet gjithnjë e më shumë. Prandaj nëse nuk ndërhyhet, deri në vitin 2030 do të jetë 430 mijë vdekje në vit". Dr. Berkley, presidente e aleancës GAVI, sqaron dis keqkuptime në lidhje me këtë kancer. "Një nga gjërat interesante është se kanceri konsiderohet një sëmundje jo e transmetueshme dhe sigurisht ky është një keqkuptim. Kanceri shpesh shkaktohet nga anomalitë gjenetike ose të një lloji tjetër, por një pjesë e mirë e tyre mund të konsiderohen edhe ngjitës. Keqkuptimi tjetër është se në mëndomë se kanceri është sëmundje e botës së zhvilluar, kur në fakt ka një numër shumë të madh rastesh edhe në vendet në zhvillim".
Nëse dikush infektohet, virusi mund të shkaktojë ndryshime mikroskopike në nivel qelizor. Një analizë e PAP test mund të diktojë këto ndryshime. Shumë vaksina u bëhen foshnjave dhe fëmijëve të vegjël. Vaksina HPV është për vajzat nga mosha 9 deri në 13 dhe është efektive vetëm nëse dikush nuk është prekur ende nga virusi, dhe tashmë është pjesë e programeve shkollore të vaksinimit. "Duhen bërë përpjekje edhe për të gjetur ato vajza të cilat nuk janë në shkollë. Deri më tani ne kishim një plan mbështetës për 20 vende të botës, për vaksinimin e rreth 1 milion vajzave. Deri më 2020 shpresojmë që të vaksinojmë 30 milion vajza në 40 vende të botës". Doktoresha shtoi gjithashtu: "Kur përmasat e kancerit rriten, fillojnë simptoma të tilla si hemorragjia, dhe kur nisin metastazat shtohet dhembja, sepse ka prekur edhe organet e tjera. Kur fillojnë të shfaqen simptomat, është shumë e vështirë që kanceri të rezekohet". Përdorimi i vaksinës në vendet në zhvillim do të nis në Gana, Kenia, Madagaskar, Malavi, Nigeri, Sierra Leone dhe Tanzani, në Afrikën sub-sahariane dhe në Laosi në Azinë jug-lindore.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>