Gjinekologji

jan212022

Kanceri i qafës së mitrës. Në Shqipëri diagnostikohen çdo vit 130 raste të reja dhe humbin jetën 40 gra

Kanceri i qafës së mitrës zë vendin e dytë si shkaktar kryesor i vdekjeve te gratë. Sipas statistikave me të fundit të Institutit të Shëndetit Publik çdo vit humbin jetën 40 gra nga ky kancer dhe diagnostikohen 130 raste të reja me këtë lloj kanceri. Mjekët gjinekologë iu bëjnë thirrje grave të bëjnë kontrolle për praninë ose jo të Human papilloma virusit, i cili nëse kapet në kohë shpëton jetë. Doktor 33 bisedoi mjeken gjinekologe Lindita Myzyri e cila tha se nëpërmjet një analize të HPV-së, çdo grua parandalon sëmundjen vdekjeprurëse që shkakton ky virus.

"Mjafton që një herë në 3 vjet, gratë të bëjnë një analizë të HPV-së, por mostra duhet marrë nga një mjek gjinekolog dhe jo nga vete gruaja", thekson dr. Myzyri.

Në Shqipëri ka një plan kombëtar të depistimit të grave nga 35 deri në 65 vjeçe, por sipas mjekes Myzyri, ky virus prek edhe më të reja në moshë.
"Unë, me vizitat e mia gjinekologjike, kam dyshuar dhe kam diagnostikuar nëpërmjet HPV-së edhe vajza të moshës 25 vjeçe që ishin infektuar. Më pas ne i referojmë për të bërë kolposkopi dhe në bazë të saj, mjeku gjinekolog jep dhe trajtimin mjekësor", u shpreh dr. Myzyri.

Gruaja duhet të bëjë kontrolle gjinekologjike një herë në 6 muaj. Sipas statistikave të ISHP-së, 80% e vdekjeve për shkak të human papilloma virusit konsiderohen të parandalueshme dhe rreth 75% e tyre, ndodhin para moshës 70-vjeçare.


Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>