Mjekësi e përgjithshme

shk102016

Udhëzues mbi hematurinë të publikuar nga Kolegji Amerikan i Mjekëve

tags: HEMATURI

Udhëzuesit klinikë të Kolegjit Amerikan të Mjekëve (ACP) mbi menaxhimin e hematurisë, që sapo janë publikuar në "Annals of Internal Medicine", ftojnë mjekët që të pyesin gjithmonë pacientët e tyre nëse kanë pasur në të shkuarën gjak në urinë të dukshëm me sy të lirë, sidomos në rastet me hematuri mikroskopike.  "Një histori hematurie mikroskopike e auto-limituar është një simptomë e shpeshtë, e rëndësishme dhe dukshëm  e nënvlerësuar", shprehet Matt Nielsen nga University of North Carolina Lineberger Comprehensive Cancer Center në Chapel Hill, bashkautor i artikullit, që bashkë me ekspertët e High Value Care Task Force të Acp, ka zhvilluar një revizion sistematik të literaturës kushtuar vlerësimit të hematurisë si shënjues i kancerit në traktin urinar. "Administrimi i pacientëve me hematuri mikroskopike asimptomatike komplikohet nga një mungesë qartësie, pasojë edhe e faktit që rekomandimet aktuale reflektojnë divergjenca në mendime për sa i përket kostove dhe përfitimeve në qasjet e ndryshme diagnostikuese", shkruajnë autorët e dokumentit, që në akord me sa është sugjeruar nga shoqëritë kryesore shkencore, mbajnë megjithatë një qëndrim kundër imazherisë urinare të zbatuar te pacientët e shëndetshëm dhe asimptomatik me qëllim për të zbuluar prezencën e tumoreve.

Për më tepër ACP rekomandon që:
 (1) Para se të fillojnë çfarëdo lloj vlerësimi tjetër te të rriturit asimptomatik, një rezultat pozitiv i uro kulturës për gjak të fshehur, duhet të konfirmohet nga një analizë mikroskopike dhe nga një zmadhim i lartë që të dëshmojë prezencën e tre ose me shumë eritrociteve për fushë;
 (2) Duhet të konsiderohet dërgimi te specialisti urolog për një thellim të diagnozës te të rriturit me hematuri mikroskopike të konfirmuar në mungesë të shkaqeve beninje të provuara; 
 (3) Vlerësimi i hematurisë duhet të ndiqet edhe nëse pacienti është në terapi antitrombocitare ose antikoagulante. "Një tjetër mesazh i rëndësishëm është që vlerësimi rutinë i citologjisë urinare nuk është më i rekomandueshëm në vlerësimin fillestar të një hematurie mikroskopike simptomatike", nënvijëzon Nielsen. Ai më pas përfundon: "Ndërgjegjësimi në rritje i lidhjes së ngushtë midis hematurisë dhe kancerit të rrugëve urinare është një mesazh edukativ fondamental për pacientët e operatorëve të shëndetit".


Ann Intern Med. 2016 Jan 26. doi: 10.7326/M15-1496
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26810935


E.T


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>