jan302017
Bartësit asimptomatikë të C.difficile, përhapës të mundshëm të infeksioneve spitalore
Bartësit asimptomatikë të Clostridium difficile, mund të kontribuojnë në përhapjen e infeksioneve në spitale, sipas një studimi të publikuar në revistën "Gastroenterology" dhe të koordinuar nga Thomas Blixt, profesor në Universitetin e Kopenhagenit, Danimarkë. "Në një situatë kur infeksionet nozokomiale nga C. difficile janë një problem gjithnjë i madh pavarësisht masave të izolimit dhe menaxhimit antibiotik, duhet të konsiderohet mundësia për të testuar të shtruarit në spital nëse janë apo jo bartës asimptomatikë dhe rrjedhimisht të izolohen rastet pozitive", pohon Blixt, i cili shpjegon se kontrolli për infeksione i pacientëve të shtruar me infeksion nga C. difficile simptomatike, mund të mos jetë i mjaftueshëm për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
Dhe për të verifikuar nëse bartësit asimptomatikë janë burim i infeksioneve të reja, kërkuesit kryen një studim prospetik koortë me kohëzgjatje 4 muaj në rreth 4500 shtrime në spital. "Kemi mbledhur kampione feçesh nga pacientë brenda 48 orëve nga shtrimi në spital për të verifikuar praninë e C. difficile, prodhues i toksinave", shpjegojnë autorët duke nënvizuar se mes 3.083 pacientëve të paekspozuar ndaj bartësve të bakterit, 2.6% rezultuan pozitivë ndaj infeksionit, krahasuar me 4.6% të 630 subjekteve të ekspozuar lokalisht. Por jo vetëm: kërkuesit vunë re gjithashtu një lidhje domethënëse mes kuartileve të indeksit të presionit infektiv (të përllogaritur me një indeks të krijuar ad hoc) dhe normës së infeksioneve. Me fjalë të tjera, pacientët në kuartil më të ulët kishin një risk prej 2.2% infektimi me C. difficile, që rritej në 4.2% te ata në kuartil më të lartë. Kohëzgjatja e qëndrimit dukej se kishte një efekt shtesë në riskun për të kontraktuar infeksionin.
"Është e rëndësishme të përqendrohemi në masa për të izoluar rastet simptomatike me infeksion nga C. difficile duke pasur vëmendje të veçantë për menaxhimin e antibiotikëve, - pohon Blixt, - Screening i bartësve asimptomatikë duhet të merret në konsideratë vetëm nëse incidenca e infeksioneve nozokomiale nga C. difficile bëhet një problem i vazhdueshëm pavarësisht optimizimit të procedurave të ndërmarra mbi subjekte simptomatike".
Gastroenterology. 2017. doi: 10.1053/j.gastro.2016.12.035
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28063955