mar292017
Nga dezinfektuesit me kloreksidinë reaksione alergjike të rralla por të rënda
Në Shtetet e Bashkuara, Administrata e Barnave dhe Ushqimit ka paralajmëruar profesionistët e shëndetësisë mbi risqet për reaksione alergjike të rralla por të rënda të shkaktuara nga dezinfektuesit për lëkurën, të cilët përmbajnë kloreksidinë glukonate dhe që shiten si produkte banaku (OTC). Ndonëse të rralla sinjalizimet e rasteve të rënda janë shtuar gjatë viteve të fundit: 52 janë rastet me anafilaksi të regjistruar në 45 vitet e fundit të gjitha të rënda, 26 në rrezik për jetën nga të cilët në 2 raste humbën jetën.
Nën dritën e këtyre të dhënave, enti amerikan ka vendosur t'iu kërkojë prodhuesve që të shtojnë etiketa të cilat paralajmërojnë këtë risk. Komunikata e FDA-së sqaron se kloreksidinë glukonate gjendet në produkte banaku për dezinfektimin dhe përgatitjen e lëkurës para një ndërhyrjeje kirurgjike ose injektimi për të reduktuar bakteret që mund të shkaktojnë infeksione, por edhe në kolutorët për të trajtuar gingivat ose sëmundjet paradontale. Produktet janë në përgjithësi në dispozicion si solucione, lavazhe, sfungjerë dhe tamponë.
FDA gjithashtu iu rekomandon profesionistëve të shëndetësisë t'i pyesin gjithnjë pacientët nëse kanë pasur ndonjëherë një reaksion alergjik ndaj çdo antiseptiku para se të përshkruajë një produkt që përmban kloreksidinë glukonate dhe, në këtë rast duhet të konsiderojë produkte dezinfektuese alternative si jodi povidone, alkooli, benzalkonium kloruri ose paraklorometaksilenoli. Reaksionet mund të verifikohen brenda pak minutave nga ekspozimi dhe simptomat përfshijnë dispne ose vështirësi respiratore, ënjtje në fytyrë, ortikarie që mund të avancojnë shpejt ndaj simptomave më të rënda ose irritime në lëkurë apo shok anafilaktik, një kusht i vështirë për jetën që verifikohet kur trupi nuk ka fluks sanguin të mjaftueshëm.