qer42024
Virusi respirator sincicial. FDA miraton vaksinën e parë mARN
Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka lëshuar autorizimin për lëshimin në treg të vaksinës mARN kundër virusit respirator sincicial. Kjo është vaksina e parë mARN për një sëmundje tjetër përveç Covid-19 dhe produkti i parë i dalë në treg pas vaksinave kundër Covid-19. Produkti i emërtuar mARN-1345 (emri tregtar është mRESIVA) rekomandohet për individët 60 vjeç e lartë.
Miratimi i mRESIVA nga FDA bazohet në forcën dhe në gjithanshmërinë e platformës mARN. mRESIVA i mbron të moshuarit nga virusi respirator sincicial dhe është vaksina e vetme kundër tij, e disponueshme në një shiringë të gatshme. Nga studimet klinike që mbështetën miratimin e vaksinës, u vërejt 83.7% efikasitet në parandalimin e infektimeve me virusin sincicial. Efikasiteti zgjat për afro nëntë muaj. Mendohet që ky produkt të bëhet i disponueshëm në sezonin e ardhshëm të dimrit. Për më tepër, tashmë është dorëzuar kërkesa për miratim në organet e tjera rregullatore.