Mjekësi e përgjithshme

mar222024

ECDC: Si t'i përforcojmë përgatitjet për pandemitë e ardhshme

Në një raport të publikuar së fundmi, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka shpallur pikat kryesore strategjike dhe operuese në kuadër të Projektimit dhe Zbatimit të Masave Shëndetësore dhe Shoqërore (PHSM) në BE, në lidhje me urgjencat shëndetësore dhe pandemitë. Këtë e ka raportuar organizata, e cila thekson se si PHSM-të u referohen masave jofarmaceutike të zbatuara në komunitete për reduktimin e përhapjes së sëmundjeve infektive. Ato ishin reagimi kryesor i shëndetit publik gjatë fazave fillestare të pandemisë Covid-19, sidomos përpara se kundërmasat mjekësore (duke përfshirë vaksinat) të bëheshin akoma më të disponueshme. PHSM-të mund të përdoren edhe në pandemitë e ardhshme, me qëllim reduktimin e transmetimit të sëmundjes dhe zbutjen e dëmtimeve mbi shëndetin.

Raporti bazohet në shumë nga mësimet e nxjerra nga pandemia Covid-19 dhe thekson rëndësinë e marrjes në konsideratë të aspekteve të sjelljes dhe atyre sociale , si dhe sjelljeve të fokusimit mbi shëndetin në momentin që të përgatitemi për pandeminë e ardhshme.

"PHSM-të mund të merren përsëri në konsideratë në fazat e hershme të pandemive të ardhshme. Është thelbësore që të nxjerrim akoma mësime nga pandemia COVID-19 dhe që t'i përdorim ato në planet e gatishmërisë ndaj pandemisë për të informuar mbi vendimmarrjen dhe zbatueshmërinë gjatë emergjencave shëndetësore dhe pandemive të ardhshme", pohon eksperti kryesor i ECDC-së për përgatitjen dhe reagimin në raste urgjente, Jonathan Suk.

Raporti përfshin 5 rekomandimet e mëposhtme:
• Inkorporoni PHSM-të në rregulloren e sigurisë shëndetësore, d.m.th. proceset, strukturat dhe institucionet e caktuara mbikëqyrjen dhe menaxhimin e sistemit shëndetësor të një vendi.
• Monitoroni dhe vlerësoni zbatueshmërinë e PHSM-ve.
• Vlerësoni ndikimin më të madh që kanë PHSM-të shëndetin publik dhe shoqëror.
• Krijoni besim me qëllim garantimin e komunikimit të suksesshëm nëpërmjet përfshirjes së komunitetit.
• Përmirësoni koordinimin shumëdisiplinor gjatë procesit të vendimmarrjes.

"Këto udhëzime, bazohen në rezultatet e dy konsultimeve të ekspertëve të organizuara nga ECDC në qershor 2022 dhe maj 2023 dhe bazohen në ushtrime të shumta të mësimeve të nxjerra dhe në dokumentacionin përkatës të ofruar nga ECDC dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)", thuhet në shënim.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>