Mjekësi e përgjithshme

qer202017

Lidhja midis vitaminës D, astmës dhe alergjive, mbetet ende për t'u përcaktuar

Rezultatet e një studimi të publikuar në PlosMedicine nënvijëzojnë mungesën e një lidhjeje mes niveleve të ulëta të vitaminës D dhe riskut të shtuar për astmë te fëmijët dhe të rriturit, dermatitit atopik apo niveleve të larta të IgE, molekula zakonisht të pranishme në sëmundjet alergjike. "Sistemi imunitar duket se luan një rol të rëndësishëm në patogjenezën e sëmundjeve atopike, ndërsa vitamina D, e supozuar si moduluese e përgjigjes imunitare, mund të ndikojë në zhvillimin e ndjeshmërisë atopike", shprehet Despoina Manousaki, autore e parë e punimit dhe studente PhD në Lady Davis Insitute i Jeëish General Hospital in McGill University Montreal, Kanada. Por, ajo nënvizon se të dhënat e disponueshme rreth argumentit janë ende sot kontradiktore.

Në përpjekje për të hequr dyshimet rreth rolit të niveleve të vitaminës D në patologjitë e tipit alergjik si astma apo dermatiti atopik, Manousaki dhe kolegët kanë analizuar të dhënat gjenetike dhe klinike të individëve nga databaza të ndryshme. Për të kaluar limitet e disa studimeve të mëparshme kërkuesit kanadezë përdorën një projekt të bazuar në randomizimin mendelian dhe pavarësisht fuqisë statistikore të studimit nuk arritën të vërejnë ndonjë lidhje midis niveleve të vitaminës D dhe riskut për astmë, dermatitit atopik apo niveleve të larta të IgE-së. "Këto rezultate na bëjnë të mendojmë se lidhjet e vërejtura në studimet të mëparshme janë ndikuar nga faktorë ngatërrues", shton Manousaki që përshkruan edhe disa kufizime të studimit aktual: "Kemi studiuar vetëm lidhjen e mundshme me nivelet e 25-hidroksivitaminës D dhe për rrjedhojë nuk mund të përjashtojmë një lidhje me nivelet e 1.25-dihidroksivitaminës D, forma aktive e vitaminës". Ajo kujton gjithashtu se nevojiten studime të mëtejshme për të treguar vlefshmërinë e rezultateve edhe në popullsitë jo europiane.

 

PLoS Med 2017. Doi: 10.1371/journal. pmed.1002294
https://doi.org/10.1371/journal. pmed.1002294


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>