Mjekësi e përgjithshme

gus232021

AIDS. Përparësi, menaxhimi i shtimit në peshë, ndërsa pacientët rriten në moshë

Sipas vlerësimeve epidemiologjike, numri i njerëzve mbi 65 vjeç që jetojnë me HIV, pritet të rritet në 10 vitet e ardhshme falë terapive antiretrovirale që e shndërrojnë infeksionin nga sëmundje vdekjeprurëse, në sëmundje kronike. "Në menaxhimin e pacientëve me HIV, është prioritet menaxhimi i sëmundjeve bashkëshoqëruese, veçanërisht nga pikëpamja e rrezikut kardiovaskular. Duhet nisur nga kontrolli i shtimit të peshës trupore i cili është i lidhur ngushtë me shfaqjen e sindromës metabolike", shpjegon Massimo Andreoni, drejtor shkencor i Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale (SIMIT).

Në këtë kuptim, vazhdon ai, "ndihma mund të vijë edhe nga kalimi në terapi të kombinuar. Studimi Drive-Shift3 analizoi kalimin e pacientëve që ishin në terapi të suksesshme antiretrovirale (pra, me viremi të kontrolluar) në një regjim që përfshinte "përdorimin e tenofovirit me emtricitabine të kombinuar me doravirine", dhe "ka siguruar të dhëna metabolike premtuese që demonstrojnë një përmirësim në vlerat e lidhura me lipidet në një përqindje të madhe të subjekteve. Përveç kësaj, studimi tregoi të dhëna që kishin lidhje me shtimin në peshë".
"Ne e dimë se ky problem është jashtëzakonisht i rëndësishëm sot, thekson eksperti, sepse shtimi në peshë zakonisht përshkruhet me regjime të reja terapeutike dhe shtimi në peshë pa dyshim që lidhet me zhvillimin e sindromës metabolike që përbën një problem te pacienti me infeksionin HIV. Sepse ne tashmë e dimë se prania e virusit është në gjendje të përcaktojë gjendjen inflamatore që bën që pacientët tanë me infeksion HIV t'iu nënshtrohen të ashtuquajturave sëmundje të lidhura me AIDS-in.
Me studimin Drive-Shift, me ndryshimin e trajtimit u pa se pas 3 vjetësh, pra, në një vëzhgim shumë të gjatë, shtimi i peshës trupore duket të ketë qenë jashtëzakonisht modest, me një vlerë mesatare prej 1.4 kg. Për më tepër, 82% e pacientëve nuk kishin një rritje të konsiderueshme të BMI-së (Indeksi i Masës Trupore)".


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>