Mjekësi e përgjithshme

qer102014

Kanceri i prostatës trasmetohet seksualisht? Hipoteza për tu verifikuar

Sipas një studimi të publikuar tek PNAS, kanceri i prostatës, mund të trasmetohet seksualisht. Shumë pacientë të prekur nga neoplazia kanë antikorpe kundër Trichomonas vaginalis, shkaktar i një infeksioni të trasmetuar seksualisht (IST) shumë i përhapur. «Ky kërkim ka origjinë nga një studim shkak-kontroll i bërë në Harvard në 2009» komenton Giampiero Carosi, profesor i shquar për Sëmundjet Infektive dhe tropikale në Universitetin e  Breshia-s. «Ishin rregjistruar 673 pacientë me tumor të prostatës dhe shumë kontrolle. Ishte gjetur një lidhje jo-domedhënëse por gjithsesi e gjerë në praninë e antikorpëve anti-Trichomonas në subjekte me kancer të prostatës dhe një lidhje domethënëse, në praninë e këtyre antikorpëve dhe kancer i prostatës i rëndë, metastatik dhe vjekjeprurës». Konkluzione: kishte hipoteza mbi lidhje domedhënëse midis rrezikut të kancerit metastatik të prostatës me tendenzë vdekjeprurëse dhe prani infeksioni nga Trichomonas. «Duke u nisur nga këto prova, një grup i Universitetit të Kalifornisë (Los Angeles) ka dashur të studiojë më në thellësi problemin, për të kuptuar mekanizmin që lidh Trichomonas me praninë e tumorit të prostatës» shpjegon Carosi. «Bëhet fjalë për një  studim në laborator dhe është parë se nga Trichomonas fshihet një proteinë  - e quajtur TVMIF (trichomonas vaginalis macrophage migrating inhibitory factor) - se përveç pengimit të migrimit tek  makrofagët provokon skuqje, shkakton proliferizim qelizor dhe është në gjendje të nxisë kancerin e prostatës. TVMIF ka  47% ngjashmëri me një  proteinë të ngjashme njerëzore, l'HuMIF, prania e së cilës rezulton e lartë tek mbajtësit e kancerit të prostatës, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zanafillën e patologjisë. Në studim është mbledhur masë e gjakut e  pacientëve me kancer prostate: përveç titullit të lartë antikorporal  anti-Trichomonas janë gjetur nivele të larta të antikorpëve anti-TVMIF» vazhdon Carosi. «Për këtë autorët argumentojnë se infeksioni nga Trichomonas mund të  provokojë, nëpërmjet sekrecionit të kësaj proteine, proliferaksion celular që mund të kontribuojë në formimin e  tumorit të prostatës». Çfarë mendoni? «Është një tezë shumë interesante por mungojnë prova konkluzive. Para së gjithash është një studim në laborator. Ndër të tjera infeksioni nga Trichomonas është shumë i përhapur (është infektuar ¼ e popullsisë), shfaqet në moshë të re dhe nuk është evidentuar asnjë faktor specifik rreziku  seksual. Ndër të tjera kanceri i prostatës është i përhapur tek të moshuarit prandaj duhet menduar si një infeksion kronik. Pa marrë parasysh intimitetin, dhe mundësinë e konsiderimit të faktorëve gjenetikë për të cilët infeksioni nga Trichomonas mund të veprojë si bashkëfaktor dobësie».

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>