Mjekësi e përgjithshme

jan192015

Udhëzuesit trajtues dhe diagnostikues: më mirë mos lexoni vetëm një

Nëse jeni duke e pyetur vehten se cila është mënyra më e mirë për të trajtuar kancerin e kolonit nuk mendohet se do të kenë një përgjigje të caktuar duke konsultuar udhëzuesit.
Më të besueshme janë pesë, dhe të gjithë të japin përgjigje të ndryshme. Këtu është ajo që del nga një studim, financuar nga Agency for Healthcare Research dhe i kryer nga kërkuesit e University of Michigan Comprehensive Cancer Center, të cilët kanë ekzaminuar në mënyrë të thelluar këshillat për praktikat klinike për neoplazitë e rektumit, të pesë shoqërive shkencore në SHBA, në Europë dhe në Kanada. Udhëzuesit terapeutik, të publikuar në gjashtë vitet e fundit, janë vlerësuar për cilësinë kompresive sipas një përqindjeje të bazuar në gjashtë fusha të ndryshme. "Dhe rezultatet e arritura nga dokumentet e ndryshme shkonin nga 27 deri në 90%, duke sugjeruar se ndryshime kualitative", komenton Sandra Wong profesoreshë e asociuar e kirurgjisë pranë Universitetit të Miçiganit dhe bashkëautore e artikullit, e cila shpjegon se vlerësimi i mëpasshëm ishte mbi përmbajtjen. " Ekziston një numër i madhë të dhënash dhe studimesh të randomizuar, publikuar për të adresuar trajtimin e kancerit të kolonit" thotë Wong, e cila së bashku me kolegët, zbuluan se të pesë udhëzuesit përputheshin vetëm në 8 prej 21 protokolleve të trajtimit. Dhe ajo që është edhe më shqetësuese, 6 prej tyre ishein në kundërshtim me njëra tjetrën. "Në ditët e sotme klinicistët të cilët praktikojnë mjekësinë, sidomos në onkologji, bazohen shumë në udhëzues, por nga të dhënat tona rezulton se është e domosdoshme të tregohet më shumë kujdes në atë çfarë lexojmë kur marrim këto vendime të rëndësishme për jetën e pacientit: dokumentet e prodhuara janë të cilësive të ndryshme dhe shpesh sugjerojnë trajtime apo procedura tëndryshme dhe shpesh kundërthënënse", nënvizon onkologia. "Udhëzuesit duhet të rishikojnë dhe sintetizojnë të dhënat shkencore mbi këtë argument për të ndihmuar mjekët të kuptojnë se ç'duhet të bëjnë, por jo gjithnjë indikacionet konkordojnë për shkak të interpretimeve të ndryshme të rezultateve të studimeve", vazhdon studiuesja, duke u bërë thirrje mjekëve dhe pacientëve të mësojnë këto dallime dhe të mos ndjekin verbërisht këshillat e publikuara në një dokument të vetëm.

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>