Mjekësi e përgjithshme

mar112015

Paracetamoli, perdorimi i tejzgjatur më i rrezikshëm nga sa mendohej

Rreziku nga terapia për një kohë të gjatë më paracetamol mund të kenë qënë deri tani të nënvlerësuara, kjo të paktën sipas një studimi të publikuar tek (Annals of the rheumatic diseases). Paracetamoli është analgjeziku më i përdorur në botë dhe është i rekomanduar si terapi parësore nga shumë udhëzues ndërkombëtarë për një shumëllojshmëri kushtesh të dhimbshme, akute dhe kronike, gjithashtu është i konsideruar me i sigurtë se analgjezikët e tjerë si farmaceutikët jo steroidë anti-infiamatorë. " Por veprimi analgjezik i paracetamolit kohët e fundit është rivlerësuar tek trajtimi i dhimbjes akute lombare dhe të ostreartrozës dhe nuk janë të disponueshme ndërkohë vlerësime të rreziqeve në lidhje me produktin farmaceutik dhe me dozat përkatëse-, konfermon Philip Conaghan i (Leeds institute of rheumatic and musculoskeletal medicine) i cili bashkë me kolegët e tij kanë hedhur në revistë studimet ekzistuese mbi përdorimin kronik të paracetamolit dhe ngjarjeve të rënda tek popullata e të rriturve, duke seleksionuar tetë prej tyre. " Njëri prej rasteve gjen një rritje të treguesve të vdekshmërisë midis pacientëve në trajtim me paracetamol në krahasim me ata pacientë që nuk e merrnin këtë barnë, ndërsa katër prej tyre rregjistrojnë një rritje të padëshirueshme kardiovaskulare sipas një doze të caktuar të perdorimit-, thotë kërkuesi. Të dhëna të ngjashme vijnë sipas një studimi mbi efektet anësore gastrointestinale, ndër të cilat gjakosja. Si përfunim në katër studime mbi ngjarje të padëshirueshme të veshkave, tre prej tyre përshkruajnë një marredhënie midis paracetamolit dhe reduktimit të shpejtësisë së filtrimit glomerular. " Këto rrezultate tregojnë një marrdhënie të mundshme dozë-veprim midis paracetamolit të marrë për një periudhë të gjatë kohe me dozën analgjezike dhe ngjarjeve të padëshirueshme  të vëna në dukje edhe pse rreziku global vazhdon të mbetet i kontrolluar-, shkruajnë autorët dhe përfundojnë dukë thënë se -" mbi bazën e ketyre të dhënave vlerësojmë se rreziku i vërtet i përshkrimit të paracetamolit për periudha të gjata kohore siç ndodh tek dhimbja kronike, është më i lartë nga sa është perceptuar nga komuniteti mjeksor, gjithashtu duke marrë parasysh përdorimin e shpeshtë dhe të gjithëpranishëm nevojiten studime të tjera më të gjera në këtë drejtim-.

Ann Rheum Dis. 2015. doi: 10.1136/annrheumdis-2014-206914


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>