kor132015
EULAR 2015: pajisje të reja diagnostikuese për terapi të aprovuara
Efikasiteti i një aplikacioni për iPad i cili ndihmon djem dhe vajza me artrit idiopatik (JIA) për të folur për dhimbjen e tyre është treguar nga një studim tek kongresi i XVI vjetor i "Lega Europea contro le Malattie Reumatiche (Eular 2015)" i cili është zhvilluar nga datat 10 deri në datat 13 korrik në Romë. Aplikacioni quhet "This Feeling!" dhe Wendy Thompson e "Manchester Musculoskeletal Biomedical Research Unit" në Mbretërinë e Bashkuar komenton: "Është e rëndësishme për të rinjtë dhe fëmijët të arrijnë të flasin për dhimbjen e tyre, ky aplikacion përdor teknologji dhe mjete të cilat për ta janë të njohura, njësoj si një manekin interaktiv, ikona të cilat mund të pozicionohen, shprehje të fytyrës dhe pajisje për të vizatuar. Për ti bërë që të përshkruajnë llojin e dhimbjes, vendodhjen dhe përhapjen e impaktit emotiv-. Artriti idiopatik i të rinjve është objekt studimi edhe nga ana e grupit të kërkimit të drejtuar nga Giovanni Filocamo i Poliklinikut të Milanos i cili, në EULAR ka prezantuar një studim mbi zhvillimin e një rrezultati për matjet e vazhdimësisë së sëmundjes e cila bazohet mbi ultratingujt. Mes formave reumatike te të rinjë është edhe sklerodermia e të rinjve dhe në këtë fushë një kontribut i madh vjen nga Francesco Zulian i Universitetit të Padovës, i cili ka analizuar metoda të ndryshme të monitorimit klinik duke nënvizuar vantazhet dhe limitet e gjithësecilit: kalohet nga metodat semikuantitative si "Localized Scleroderma Severity Indeç (LoSSI)" tek vlerësimi i kompjuterizuar i dëmitmeve të kufizuara (CSS), te tomografia me infra të kuqe (IT), ultrasonografia (USG) dhe rezonanca magnatike (MRI). Në kontekstin e EULAR 2015 është zhvilluar edhe mbledhja e 20-të vjetore e "Pediatric Rheumatology European Society (PreS)" për të diskutuar azhornimet në rumatologjinë pediatrike. "Çdo vit zgjedhim një temë kryesore, por këtë vit kemi zgjedhur dy: skleroderminë dhe dermatomiozitin tek të rinjë (JDM)-, thotë Alberto Martini presidenti i (PreS) dhe i "EULAR Paediatric Standing Committee". Për këtë sëmundje të rrallë autoimunizuese e cila karakterizohet nga dobësi muskulare dhe dëmtime të lëkurës, në veçanti, është diskutuar edhe në dritë të rezultateve të një studimi të gjerë ndërkombëtar të realizuar nga (PRINTO) "Pediatric Rheumatology International Trials Organization".
European League Against Rheumatism - EULAR
http://www.congress.eular.org