Mjekësi e përgjithshme

sht282015

Skleroza e shumëfishtë, një trajtim i ri në provë mbi funksionin konjitiv

Së shpejti do të nisë një studim klinik i cili do të vlerësojë efikasitetin e dimetilfumarat në komponentin konjitiv të sklerozës së shumëfishtë. Studimi Startec (ITA-BGT-12-10389) do të zhvillohet në 23 qendra italiane dhe parashikon vëzhgimin e 220 pacientëve për një periudhë 2 vjeçare.
"Studimi merr një rëndësi të veçantë në skenarin terapeutik të sklerozës së shumëfishtë, duke propozuar një paradigmë në trajtimin e sëmundjes", pohon Maria Pia Amato, prof. e asociuar për Neurologjinë në Universitetin e Firences dhe koordinatore kombëtare e studimit.
Dimetilfumarati do të testohet veçanërisht në raport me efektet e tij mbi fundkionet konjitive. Problemet konjitive përfaqësojnë një nga simptomat "e fshehura" të sëmundjes, por që sjell pasoja që lidhen me shkallën e autonomisë së pacientëve, ndërhyjnë në jetën e tyre sociale dhe në aktivitetin profesional.
"Një terapi që përveçse ndikon në reduktimin e ripërsëritjeve klinike dhe aftësitë e kufizuara motorike, synon edhe të kundërshtojë problemet konjitive, duke ndikuar në përmirësimin në mënyrë domethënëse të cilësisë së jetës së pacientëve", shton studiuesja.
 Në pritje të verifikimit të impaktit të barit mbi komplikacionet konjitive, kujtojmë se dimetilfumarati  është vërtetuar se redukton frekuencën e përsëritjeve, progresionin e aftësisë së kufizuar dhe aktivitetin e sëmundjes së fituar nëpërmjet rezonancës magnetike. Do të ballafaqohen edhe parametrat paraprakë mbi sigurinë në raport me ekspozimin e tejzgjatur ndaj trajtimit.

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>