nën292017
Skleroza amiotrofike laterale, pimozide ruan funksionin neuromuskulor
Sipas një artikulli të publikuar në JCI Insight, të dhënat afatshkurtra për pimozide kanë treguar se bari është i sigurt dhe se mund të stabilizojë progresionin e sklerozës amiotrofike laterale (Sla). Kërkimi e ka origjinën në eksperimentet mbi kafshët, në veçanti te krimbat dhe peshqit zebra, të lindur në laborator me Sla. "Kemi ekzaminuar një librari prej 3.850 molekulash të aprovuara për trajtimin e sëmundjeve të tjera dhe kemi gjetur një klasë barnash antipsikotike që stabilizojnë lëvizshmërinë te krimbat dhe te peshqit", shpjegon autori kryesor i studimit, Pierre Drapeau nga University of Montreal Hospital Research Centre (Crchum). "Pimozide funksionon veçanërisht mirë në parandalimin e paralizave të peshkut duke ruajtur nyjen neuromuskulore" vijon ai. Studime të tjera elektrofiziologjike mbi minjtë kanë arritur në të njëjtin konkluzion. Kërkuesit janë bashkuar më pas profesor Lawrence Korngut, pranë Cumming School of Medicine (Csm) në University of Calgary dhe në 2015-n ka filluar studimi i parë te pacientët e prekur nga Sla në Kanada me një grup të vogël prej 25 personash.
Eksperimenti klinik fillestar ishte i kufizuar në përmasa dhe kohëzgjatje, por pas vetëm 6 javësh kërkuesit kanë marrë treguesin e parë të efikasitetit të barit. Në fakt, ndërsa humbja e kontrollit të muskujve të eminencës tenare është zakonisht një nga shenjat e para të Sla, pacientët që kanë marrë pimozide kanë pasur një funksion qëndrueshëm të saj. "Për ne ky është një tregues që kemi gjetur objektivin e duhur terapeutik. Pimozide reagon drejtpërdrejt në nyjen neuromuskulore, siç është treguar në modelet tona shtazore. Nuk e dimë ende nëse pimozide ka një efekt kurues apo nëse ruan vetëm normalitetin e funksionit neuormuskular për të stabilizuar të paktën sëmundjen. Kjo është dhe hera e parë që një bar potencial për pacientët njerëzorë është zbuluar në kërkime të bazuara në organizma të vegjël si krimbat dhe peshqit", përfundojnë autorët. Hapi tjetër do të jetë një eksperimentim klinik i fazës II në 100 vullnetarë që do të kryhet në 9 qendra spitalore në të gjithë Kanadanë.
JCI Insight 2017. Doi: 10.1172/jci.insight.97152
https://insight.jci.org/articles/view/97152