Mjekësi e përgjithshme

kor212017

Nga mikrobiota origjina e autoimunitetit në sklerozën multiple

Edhe një herë ngrihet dyshimi se një ndryshim në mikrobiotën intestinale e ka origjinën nga një patologji neurologjike, në këtë rast nga skleroza multiple (SM). Në modele të ndryshme kafshësh është vëzhguar se qelizat T helper 17 (Th17) (të cilat luajnë një rol kyç në nxitjen e procesit autoimunitar në indin nervor) e kanë origjinën në zorrë, aty ku flora bakteriale rezulton e ndryshuar. Një studim i kryer në spitalin San Raffaele në Milano, ka zbuluar një lidhje midis anomalisë së florës bakteriale intestinale, aktivitetit të sistemit imunitar dhe tendencës së patologjisë. Kjo tezë është testuar edhe te njeriu.
"Në zorrën e pacientëve të prekur nga skleroza multiple recidivante remitente (SMRR), - shpjegojnë studiuesit e koordinuar nga Marika Falcone, - gjatë fazave që paraprijnë riaktivizimin e sëmundjes vërehet një ndryshim i mikrobiotës dhe një përhapje e qelizave Th17".  Autorët theksojnë se rezultatet duhet të konfirmohen nga studime të tjera, megjithatë ata mbështesin hipotezën e një roli të rëndësishëm të zorrëve në evolucionin e sëmundjes, sipas së cilës aktivizimi patologjik i qelizave të sistemit imunitar ndodh kryesisht në zorrë. Kërkuesit kanë analizuar indet e zorrëve, të marra nga 19 pacientë të prekur nga SM recidivante remitente dhe nga 18 persona të shëndetshëm. Grupi i parë, 2 vjet pas marrjes së kampionit është ndarë në dy nëngrupe: pacientë me sëmundje në fazë aktive dhe pacientë në fazë qetësie. "Nëpërmjet segmentimit të ARN ribozomike 16S, analizuam mikrobiotën e izoluar nga indet e mbledhura dhe zbuluam se në krahasim me kontrollet dhe pacientët me SM në fazë inaktive, tek personat me sëmundje në fazë aktive e të avancuar dhe prani të shtuar të qelizave Th17 në zorrë, ka një rritje të dy shtamave të Streptokokut (oralis dhe mitis). Këto kanë aftësi të dukshme inflamatore dhe një raport të anasjelltë me shtamet (shumë të zvogëluara) të Prevotella, bakter që redukton diferencimin e limfociteve në qelizat Th17". Këto të fundit janë të rëndësishme edhe sepse prodhojnë interleukinën-17, e pranishme me nivele të larta në lezionet tipike cerebrale të SM. "Rezultatet e studimit tonë sugjerojnë një rol të rëndësishëm të florës bakteriale intestinale në patogjenezën e SM recidivante remitente, shprehet Falcone. - Studimi mbi lidhjet e mundshme midis mikrobiotës dhe SM, është i rëndësishëm jo vetëm për të kuptuar mekanizmat patogjenetike të sklerozës multiple, por mund edhe të luajë një rol në dekursin e sëmundjes dhe në përgjigjen ndaj trajtimeve". (A.Z)

 

Sci Adv, 2017;3(7):e1700492
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28706993

 


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>