Mjekësi e përgjithshme

dhj172015

Sindroma e vezores policistike: raporti i Shoqatës Evropiane të Endokrinologjisë (Pjesa I)

Në vitin 2014 Shoqata Evropiane e Endokrinologjisë publikoi një raport mbi gjendjen aktuale të informacioneve që kishin të bënin me përkufizimin, diagnozën dhe terapitë e mundshme të sindromës së vezores policistike (PCOS), sëmundja endokrine më e shpeshtë te gratë në moshë riprodhuese. Më poshtë mund të lexoni aspektet më të spikatura të raportit, ku jepen disa konsiderata të cilat mund të mos jenë plotësisht në përputhje me eksperiencën klinike të përditshme.

Debati mbi përkufizimin e PCOS
Ekspertët e NIH në vitin 2012 rekomanduan ruajtjen dhe zbatimin e kritereve diagnostike duke theksuar se është e nevojshme të klasifikohet çdo paciente në bazë të një prej katër "fenotipeve". Këto identifikohen nga kombinimet e ndryshme të kritereve diagnostike: a) hiperandrogjenizmi dhe ciklet anovulatore; b) hiperandrogjenizmi dhe vezorja policistike në ekografinë pelvike, me cikle ovulatore; c) ciklet anovulatore dhe vezore policistike në ekografi pelvike, pa hiperandrogjenizëm; d) hiperandrogjenizëm, cikle anovulatore dhe vezore policistike në ekografinë pelvike. 

Identifikimi i fenotipit specifik është nga një këndvështrim metabolik
Shumë studime sugjerojnë se gra të diagnostikuara me PCOS (hiperandrogjenizëm me cikle anovulatore) shfaqin një profil metabolik më të rëndë në krahasim me ato të pacienteve të tjera. Prevalenca e sindromës metabolike dhe shkalla e insulino-rezistencës në fenotipin e quajtur Mild (cikle anovulatore dhe vezore policistike në ekografinë pelvike, pa hiperandrogjenizëm) janë më të zakonshme në këto paciente në krahasim me ato të tre fenotipeve të tjera.
Një tjetër problem i madh në përkufizimin e PCOS është mungesa e të dhënave që i përkasin historisë natyrale të patologjisë: në veçanti nuk ekziston asnjë konsensus mbi atë se si do të vendoset diagnoza e PCOS gjatë adoleshencës dhe as pas menopauzës. Po ashtu nuk dihet nëse pacientet kalojnë nga një fenotip në tjetrin dhe se si ky tranzicion mund të ndryshojë gjendjen shëndetësore afatgjatë.

Ekzaminime laboratorike, markatorë të rinj potenciale dhe ekografi pelvike
Testosteroni:  Dozimi i testosteronit total (TT) është i pari ekzaminim që zbatohet në një grua me hiperandrogjenizëm. Kampioni i marrë për TT mund të zbatohet në çdo moment të ciklit menstrual. Ekziston një mbivendosje e konsiderueshme e vlerave TT mes pacienteve dhe grave të shëndetshme që i janë nështruar kontrolleve. Kjo mungesë saktësie i detyrohet pjesërisht diferencave në kit-et e disponueshme në treg dhe pjesërisht mungesës së efikasitetit të tyre. Metodikat e dozimit të rekomanduara si standardi i artë janë gas-kromatografia dhe kromatografia likuide, të dyja shoqërojnë spektrometrinë e masës.

Testosteroni i lirë, androstenedioni dhe DHEA-S: dozimi i testosteronit të lirë me imunodozime në treg është i pasaktë. Nuk ka asnjë provë se dozimi i androstenedionit ofron një ndjeshmëri më të madhe apo specifitet në identifikimin e grave hiperandrogjenike në krahasim me vetëm TT. Në të njëjtën mënyrë DHEA-s, androgjen me origjinë adrenale (të veshkave), nuk duhet zbatuar në praktikën rutinë, vetëm në rast se dyshohet për një neoplazi adrenale.

SHBG: vlera të ulëta të SHBG kanë treguar një saktësi diagnostike të shkëlqyer në diagnozën e PCOS, janë një markator surrogat i eksesit të androgjenit por edhe i insulino-rezistencës. Në praktikën klinike SHBG dozohet shumë rrallë në laboratorët klinikë. Reduktimi i vlerave të kësaj proteine duket se është e lidhur kryesisht me eksesin e indit dhjamor, më shumë se me insulino-rezistencën dhe me eksesin e androgjeneve.

Procedura diagnostike për t'u përdorur kur ka nivele të larta testosteroni
Kur vlerat e TT janë më shumë se dyfishi i vlerave maksimale, mund të jetë e pranishme një neoplazi androgjeno-sekretuese: në këto raste duhet ndjekur një dozim i DHEA-s dhe një ekografi abdominale. Nëse vlerat e DHEA-s janë normale, diagnoza më e mundshme është ajo për hipertekozis ovariane, situatë menopauzale ku qelizat përhapen dhe vazhdojnë të prodhojnë androgjene, me hiperandronizëm apo neoplazi ovariane.
Rrallë herë në disa raste neoplazish adrenale vlerat e DHEA-S mund të reduktohen. Në tumoret ovariane vlerat TT mund të mbeten të varura nga hormoni LH dhe si rrjedhojë nivelet e testosteronit mund të ulen nga disa barna (agonistë të GnRH, estroprogestenikë ose ciproteron acetat).
Kur vlerat e TT janë vetëm pak mbi limitin superior të normës, diagnoza më e mundshme është ajo e PCOS; në këto raste zbatohet një screening për të përjashtuar praninë e hiperplazisë surrenalike të shkaktuar nga deficiti i 21-hidroksilazës (dozimi i 17-OH progesteron).

Screening për DM2 dhe insulino-resistenca: Glicemia bazale dhe hemoglobina e glikuar nuk janë metoda të ndjeshme për screening e DM2 në situata në risk si kjo. Duke ndjekur direktivat e "Androgen Excess dhe PCOS (AE-PCOS) Society" do të duhej të zbatohej një kurbë nga ngarkimi oral i glukozës në të gjitha gratë obeze te pacientet në peshën me faktorë të riskut (mosha> 40 vjeç, histori personale të diabetit gestacional, histori familjare të DM2. Në rutinën klinike nuk janë kërkuar dozimi i insulinemisë dhe vlerësimet e insulino-rezistencës.

Gonadotropine: hipersekretimi i LH është shumë i zakonshëm, mbi të gjitha te gratë me peshë normale me oligomenorrhoea. Nuk është i këshillueshëm një dozim i vetëm me LH pikërisht për shkak të variacionit të tij. Dozimi i LH mund të jetë i nevojshëm ne diagnozën diferenciale me amenorrhean hipotalamike.

Hormoni anti-mullerian (AMH): është një markator i rëndësishëm i numrit të folikulave të vogla antrale. Nuk përdoret vetëm si vlerësim i rezervës ovariane, por reflekton edhe numrin më të madh të folikulave të pranishme në vezoret policistike. Por janë të nevojshme kërkime të mëtejshme për të matur vlerën parashikuese të këtij hormoni në rezultatet e trajtimeve, mbi të gjitha për sa i takon induksionit të ovulacionit. Është e pamundur të paktën të propozohet një vlerë diagnostike AMH që mund të jetë parashikuese për disfunksionin ovarian në PCOS.

itamina D: Te gratë me PCOS (sidomos nëse janë obeze) është shumë e zakonshme një hipovitaminozë D./D.GJ.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>