Diabetologji

mar162022

Sindroma e vezores policistike tek adoleshentet me diabet të tipit 2. Vlerësimi i prevalencës

Cila është prevalenca e sindromës së vezores policistike (PCOS) tek adoleshentet me diabet të tipit 2 (T2D)? Pyetjes i jep përgjigje një metaanalizë e publikuar në JAMA Network Open, e nënshkruar nga Milena Cioana, endokrinologe në Universitetin McMaster në Kanada dhe kolegët e saj, që kanë arritur në përfundimin se rreth 1 në 5 vajza me T2D është prekur nga sindroma e vezores policistike.

Gjithsesi, studiuesit na nxisin t'i konsiderojmë këto të dhëna me kujdes, pasi studimet që përfshijnë grupe më të mëdha, nuk raportojnë kriteret e përdorura për diagnozën e PCOS-së. "Disa simptoma, si rezistenca ndaj insulinës, e pranishme në sindromën e vezores policistike, të lidhura nga ana tjetër me një sërë kushtesh, përfshirë depresionin dhe infertilitetin, sugjerojnë një lidhje me T2D", shpjegojnë studiuesit që kërkuan në bazat e të dhënave biomjekësore si: MEDLINE, Embase, CINAHL, Cochrane Central Register of Controlled Trials e Cochrane Database of Systematic Reviews, studime vëzhguese mbi prevalencën e PCOS-së tek adoleshentet me T2D me të paktën 10 pjesëmarrëse. Në përfundim të përzgjedhjes, 6 studime plotësuan kriteret e përfshirjes, me një numër të përgjithshëm prej 470 vajzash: "Përhapja e PCOS-së ka rezultuar se është 19.58%, me variacione të moderuara deri në të konsiderueshme në rezultatet e raportuara nga artikujt e ndryshëm", thekson Cioana, duke shpjeguar se pasi u eliminuan studimet që nuk përfshinin kriteret diagnostike të përdorura për të përcaktuar nëse një vajzë kishte sindromën e vezores policistike, prevalenca e llogaritur ishte 24.04%, krahasuar me mungesën e të dhënave të mjaftueshme për të vlerësuar korrelacionet me obezitetin dhe përkatësinë etnike të pjesëmarrëseve.

"Duke pasur parasysh vështirësinë e diagnostikimit të PCOS-së në adoleshencë, rezultatet tona paraprake mbeten për t'u konfirmuar me studime të mëtejshme mbi prevalencën e sindromës së vezores policistike te vajzat me diabet të tipit 2, duke iu kushtuar vëmendje të veçantë lidhjeve midis obezitetit dhe përkatësisë etnike, me qëllim identifikimin e pacienteve në rrezik, duke ofruar mjetet e nevojshme për një vlerësim dhe trajtim sa më në kohë", përfundojnë autorët.


JAMA Network Open 2022. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2021.47454
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2021.47454


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>