Pediatri

sht162024

Rritet konsumi i pijeve me sheqer te fëmijët dhe adoleshentët

Konsumi botëror i pijeve me sheqer te fëmijët dhe adoleshentët u analizua në kuadër të një studimi të kryer në 185 vende në vitet 1990-2018. Rezultatet evidentuan një rritje shqetësuese të konsumit të këtyre pijeve, duke shkaktuar një shtim paralel të obezitetit në këtë fashë popullsie.

Në studim u analizuan të dhënat e marra nga Global Dietary Database dhe u përfshië 1224 anketime dietike përfaqësuese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, me qëllim duke vërejtur një rritje botërore prej 23% midis 1990 dhe 2018, me një mesatare botërore prej 3.6 porcionesh në javë në vitin 2018. Në këto të dhëna u vërejt një heterogjenitet i dukshëm në konsum midis rajoneve të ndryshme të botës dhe midis grupeve socio-demografike.
 
Një rezultat shqetësues i analizave mbi grupmosha specifike ishte se fëmijët më të rritur (15-19 vjeç) konsumonin ndjeshëm më shumë pije me sheqer sesa ata më të vegjël, duke arritur maksimalisht në 11.5 racione në javë në Amerikën latine dhe në Karaibe. Gjithashtu, në studim u vërejt se afro 10.4% e të rinjve në botë (238 milionë) konsumon 7 pije me sheqer në javë, një e dhënë kjo që thekson përhapjen e këtyre zakoneve ushqimore të dëmshme për shëndetin.

"Në këtë studim evidentohet nevoja për politika specifike dhe qasje kombëtare për reduktimin e konsumit të pijeve me sheqer te të rinjtë, sidomos në zonat urbane dhe rurale të Amerikës latine dhe Karaibeve, si dhe në Afrikën subsahariane, ku gjendja është më kritike", përfundojnë autorët e studimit, sipas të cilëve rritja e konsumit botëror përbën një sfidë për shëndetin publik, ndaj të cilit duhet të kryhen ndërhyrje urgjente, si taksimi i pijeve me sheqer, zbatimi i rregulloreve më të ashpra mbi publicitetin dhe përmirësimin e edukimit shëndetësor në shkolla.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>