Pediatri

jan162024

Obeziteti te fëmijët. Aktiviteti i lehtë fizik lehtëson stilin sedentar të jetesës.

Koha e kaluar në mënyrë sedentare, që nga fëmijëria mund të rrisë me dy të tretat nivelet e kolesterolit  në moshën 24 vjeçare. Katër orë e gjysmë aktivitet i lehtë fizik në ditë që nga fëmijëria e deri para arritjes së moshës madhore, ka shkaktuar ulje të kolesterolit total.

Stili sedentar i jetesës gjatë viteve të para të jetës rrit nivelet e kolesterolit në moshë madhore, me pasoja mbi jetëgjatësinë. Por, ushtrimi i aktivitetit fizik të lehtë (LPA) gjatë fëmijërisë, është më efektiv sesa aktiviteti në nivel nga mesatar, në të fuqishëm. Këtë e ka zbuluar një artikull i publikuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism.

"Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që fëmijët dhe adoleshentët të grumbullojnë mesatarisht 60 minuta në ditë aktivitet fizik (mesatar/të fuqishëm) dhe të reduktojnë kohën e kaluar në mënyrë sedentare. Megjithatë mungesa e të dhënave rreth efikasitetit të LPA-së, që përfshin shëtitjet e gjata, kryerjen e punëve të shtëpisë, notin dhe çiklizmin, për parandalimin e obezitetit te të rinjtë, kufizon efikasitetin e udhëzimeve", shpjegon studiuesi Andrew Agbaje, i cili ka rishikuar të dhënat e 792 fëmijëve njëmbëdhjetë vjeçarë (të ndjekur deri në moshën 24 vjeçare) të regjistruar në Avon Longitudinal Study of Parents and Children (ALSPAC), studim britanik mbi popullsinë, i projektuar për të kuptuar se si ambienti fizik dhe shoqëror mund të ndikojë me kalimin e kohës te shëndeti, sjellja dhe zhvillimi i prindërve dhe fëmijëve. Pjesëmarrësve iu kryen matje me akselerometër; dy matje në gjendjen sedentare, në LPA dhe MVPA, si edhe matje të kolesterolit esëll me lipoproteina me dendësi të lartë e të ulët (respektivisht HDL dhe LDL), trigliceride dhe kolesterol total.

Rezultatet treguan se koha sedentare e grumbulluar që nga fëmijëria mund të rrisë nivelet e kolesterolit me dy të tretat (64%) në moshën 24 vjeçare, por jo vetëm. Gjatë studimit, që zgjati mesatarisht 13 vite, koha sedentare u shtua nga 6 në 9 orë në ditë, ndërsa LPA-ja u zvogëlua nga 6 deri në 3 orë/ditë dhe MVPA mbeti e qëndrueshme me 50 minuta/ditë.

"Një mesatare prej  katër orësh e gjysmë aktiviteti fizik të lehtë në ditë, që nga fëmijëria deri në moshë madhore, ka shkaktuar reduktim të kolesterolit total (0,53mmol/l) deri kur e gjithë masa dhjamore e trupit të ketë reduktuar efektin", shkruan Agbaje. Ai përfundon se: "Sipas këtyre të dhënave, rezulton se do të ishte më mirë që të rinjtë të kryenin të paktën 3 orë në ditë LPA, sesa 60 minuta në ditë MVPA, duke qenë se LPA shihet si faktori kryesor në reduktimin e efektit katastrofik të stilit të tyre sedentar të jetesës".

Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism 2023. Doi: 10.1210/clinem/dgad688
https://doi.org/10.1210/clinem/dgad688


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>