Mjekësi e përgjithshme

mar102016

Unaza vaginale me dapivirinë me lëshim të ngadaltë redukton incidencën për Hiv-1

tags: HIV/AIDS

Unaza vaginale me përmbajtje dapivirine e aplikuar një herë në muaj, redukton riskun për infektim nga virusi i imunodeficiencës njerëzore tip 1 (Hiv-1) mes grave afrikane, me një efikasitet më të madh në grupin me pjesëmarrje më të madhe në trajtim.

Jared Baeten, profesor i mjekësisë dhe epidemiologjisë në Universitetin e Uashingtonit dhe autor i parë i një studimi të publikuar  në "New England Journal of Medicine" thotë se: "Barnat antiretrovirale që aktualisht përdoren për qëllim profilaktik, janë në gjendje të parandalojnë infeksionin nga virusi Hiv-1, edhe pse në studimet klinike të zhvilluara mes grave afrikane, incidenca e Hiv-1 nuk rezulton e reduktuar në mënyrë domethënëse dhe shkaku është pjesëmarrja e vogël në terapi", pohon kërkuesi, duke shpjeguar se metodat e lëshimit me veprim të zgjatur, mes të cilave edhe unazat vaginale, mund të thjeshtëzojnë përdorimin e barnave antiretrovirale duke ofruar një mbrojtje të përshtatshme kundër Hiv-1. 

Për t'u thelluar në këtë çështje, kërkuesit zhvilluan një studim të fazës 3 me placebo që parashikonte ballafaqimin mes placebos dhe administrimit mujor të një unaze vaginale me antiviralin dapivirine, një inhibitor jo-nukleosidik i transkriptazës virale reverse. 

"Në studim morën pjesë 2.629 gra të moshës 18-45 vjeç banuese në Malavi, Afrikën e Jugut, Ugandë dhe Zimbabve", shpjegon epidemiologu duke saktësuar që mes pjesëmarrëseve janë verifikuar 168 infeksione nga Hiv-1 : 71 në grupin e dapivirinës dhe 97 në atë të placebos, me një incidencë respektive prej 3.3 dhe 4.5 për 100 persona në vit.

"Incidenca globale nga Hiv-1 në grupin e dapivirine ka qenë më e ulët me 27% krahasuar me placebon, por e dhëna interesante është se nga analiza e nën grupeve del një reduktim i incidencës me 37% mes grave me pjesëmarrje më të madhe në terapi", shkruajnë kërkuesit, duke përmbyllur se normat e efekteve anësore ishin të ngjashme në të dyja grupet.   

 


Nejm 2016. doi: 10.1056/NEJMoa1506110
http://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMoa1506110


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>