Mjekësi e përgjithshme

pri42016

Algoritëm për të parashikuar risqet e terapisë së dyfishtë antitrombocitare pas një angioplastike perkutane

tags: perdorues

Në një studim të publikuar në "Jama", Robert Yeh i Beth Israel Deaconess Medcal Center në Boston dhe kolegët e tij kanë analizuar faktorët që janë në gjendje të parashikojnë nëse ajo që pritej për reduktimin e riskut të ishemisë së miokardit mund të kalohet me një rritje të mundësive hemorragjike që lidhen me vijimësinë e terapisë së dyfishtë antiagregante me acid acetilsalicilik plus tienopiridinë, në më shumë se një vit nga implantimi i një stenti koronar.

"Terapia e dyfishtë antiagreguese pas angioplastikës prekutane, një procedurë e përdorur për të rihapur arteriet e bllokuara koronare apo ato me stenozë, nga njëra anë redukton furnizimin e pamjaftueshëm me gjak të indit të interesuar të miokardit por nga ana tjetër shton riskun e gjakrrjedhjes", shpjegojnë autorët e studimit, duke kujtuar se nuk është akoma e qartë cilët pacientë janë në rrezik më të madh për ngjarje ishemike të vonuara dhe që mund të përfitojnë kështu më shumë nga të tjerët nga terapia e dyfishtë antiagreguese afatgjatë. Duke u nisur nga këto presupozime, kërkuesit kanë analizuar të 11.648 pacientët që kanë marrë pjesë në studimin DAPT, Dual Antiplatelet Therapy, një studim me përzgjedhje të rastësishme, i kontrolluar dhe i zhvilluar me individë nga 11 shtete, duke krijuar një algoritëm parashikues që ka lejuar shtresëzimin në nëngrupe në bazë të riskut ishemik dhe hemorragjik nga 12 deri në 30 muaj pas një angioplastike prekutane.
Rezultati i parashikimit klinik është vlerësuar më pas ndër 8.136 pacientë që vinin nga 36 shtete, që kanë marrë pjesë në studimin PROTECT, akronim për Patient Related Outcomes With Endeavor vs Cypher Stenting. Duke shtuar apo hequr pikë në bazë të faktorëve të riskut si infarkti në momëntin e prezantimit, angioplastika të mëparshme prekutane apo ngjarje ishemike akute, diabeti, tymi i duhanit dhe mosha e avancuar, kërkuesit kanë zhvilluar një rezultat parashikues që ka treguar një saktësi të moderuar në vlerësimin e rrezikut të ishemisë dhe gjakrrjedhjes. "Algoritmi duhet gjithashtu të përdoret me kujdes deri në plotësimin e studimeve të mëtejshme të vlerësimit", përfundojnë autorët.


Jama. 2016. doi: 10.1001/jama.2016.3775
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27022822


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>