Mjekësi e përgjithshme

qer32024

Kanabisi në adoleshencë shton rrezikun për çrregullime psikotike

Sipas një studimi në revistën Psychological Medicine tregohet një lidhje e fortë ndërmjet përdorimit të kanabisit gjatë adoleshencës dhe rrezikut të lartë për zhvillim të çrregullimeve psikotike. Studimi, i kryer në Kanada, evidenton se si adoleshenca përbën një periudhë veçanërisht të brishtë përsa i përket efekteve të kanabisit në shëndetin mendor.

Rëndësia e këtij zbulimi qëndron në rritjen e fuqisë së kanabisit të disponueshëm sot në krahasim me dekadat e mëparshme, duke i bërë rezultatet e këtij studimi jashtëzakonisht të rëndësishme për politikat aktuale të shëndetit dhe të parandalimit.

Studimi analizoi të dhënat e 11.363 të rinjve të moshave 12-24-vjeçare, të cilët nuk ishin diagnostikuar më parë me çrregullime psikotike.

Gjatë adoleshencës (mosha 12-19-vjeçare), përdorimi i kanabisit lidhej me rrezik 11 herë më të lartë për zhvillim të çrregullimeve psikotike, krahasuar me jo përdoruesit. Dallimi shtohet më tej kur analiza kufizohet vetëm në shtrimet në spital dhe paraqitjet në urgjencë. Në të kundërt, gjatë viteve të para të moshës madhore (20-33 vjeç), nuk u tregua ndonjë lidhje domethënëse ndërmjet përdorimit të kanabisit dhe çrregullimeve psikotike.

"Forca e lidhjes në periudhën e adoleshencës ishte dukshëm më e madhe, krahasuar me studimet e mëparshme, e cila mund të reflektonte rritjen e fuqisë së kanabisit", deklaroi autori i studimit.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>