Mjekësi e përgjithshme

pri262016

Osteoartroza: Paracetamoli asnjë përfitim, e pohon një studim i publikuar në "The Lancet" 

Në një metanalizë të publikuar në "The Lancet", studiuesit e koordinuar nga Sven Trelle nga Universiteti i Bernës në Zvicër kanë zbuluar se paracetamoli nuk përmbush as standardet minimale të efikasitetit klinik në reduktimin e dhimbjes apo përmirësimin e funksionit fizik të pacientëve me osteoartrozë. "Diclofenac në doza 150 mg ditore është qetësuesi më efikas kundër dhimbjeve afatshkurtra", shkruajnë autorët, duke sugjeruar megjithatë kujdes në përdorimin afatgjatë të anti-inflamatorëve jo-steroidienë (AIJS) për shkak të efekteve anësore.

Për të arritur në këtë përfundim Trelle dhe kolegët kanë analizuar të dhënat e 74 studimeve të publikuara mes viteve 1980 dhe 2015 të zhvilluara në 58.556 pacientë me osteoartozë, duke ballafaquar efektin e 22 trajtimeve të ndryshme dhe të placebos mbi intensitetin  e dhimbjes dhe funksionin fizik. "Trajtimet përfshinin paracetamol me doza të ndryshme dhe shtatë AIJS, të gjitha barna që zakonisht bëjnë pjesë në trajtimin e linjës së parë në menaxhimin e dhimbjes së artritit nga e lehtë në e moderuar", shkruajnë kërkuesit duke kujtuar se paracetamoli është bari që përdoret më shpesh në kohë afatgjata për shkak të efekteve të padëshiruara të barnave kardiovaskulare dhe gastro-intestinale të asociuara me përdorimin afatgjatë të AIJS-ve. 
Pas përllogaritjeve, ndonëse të 22 terapitë (pavarësisht dozës) përmirësuan simptomat e dhimbjes në krahasim me placebon, në rastin e paracetamolit efekti ishte vetëm pak më i mirë në krahasim me grupin e kontrollit dhe po ashtu nën kriteret klinike të efikasitetit.

Por në një artikull, Nicholas Moore nga Departamenti i Farmakologjisë në Universitetin Bordeaux në Francë, nënvizon kufizimet e studimit: "AIJS të tjera të përdorura gjerësisht nuk ishin përfshirë në metanalizë, ndoshta sepse trialet e vlerësimit ishin mbi raste të kufizuara. Pavarësisht kësaj, rezultati më i rëndësishëm është se paracetamoli nuk duket se ka asnjë përfitim të vërtetueshëm në osteoartrozë, pavarësisht dozimit".  

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>