Mjekësi e përgjithshme

maj122016

Skleroza multiple dhe roli i limfociteve T

Një studim italian i publikuar në revistën "Immunity" ka sqaruar rolin thelbësor të metabolizmit në funksionimin e limfociteve T njerëzore. Studimi i drejtuar nga Giuseppe Matarese nga Universiteti i Napolit "Federico II"  ka kombinuar proteomikën me metabolomikën për të vëzhguar se si metabolizmi i sheqernave dhe ai lipidik në qelizat "Treg dhe Tconv" njerëzore (në organizmin në tërësi apo në kulturë) janë në gjendje që të kontrollojnë aftësinë e tyre rritëse dhe funksionet specifike. Është vëzhguar kështu se si metabolizmi ndryshon në funksion të gjendjes së rritjes, ndonëse jo gjithmonë kushtet e kulturës in vitro pasqyrojnë atë që ndodh në organizëm.

"Qasja jonë studimore, pra proteomika klinike e kombinuar me sistemet biologjike dhe analizat metabolike funksionale, me sa dimë ne nuk është përdorur kurrë më parë, - shpjegon Matarrese. Ajo duhet të ndihmojë në identifikimin e metodologjive të reja për të kushtëzuar limfocite të tilla në terapitë qelizore të sëmundjeve imunologjike dhe autoimunitare si skleroza multiple". Studimi është financuar nga Fondacioni italian i sklerozës multiple (Fism) dhe e Fondacionit Europian për Studimin e Diabetit (Efsd).
  


Immunity 16 February 2016 DOI: http://dx.doi.org/10.1016/j.immuni.2016.01.028http://ëëë.cell.com/immunity/abstract/S1074-7613(16)30015-2 

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>