tet102016
Vaksinimi anti-zoster mbron edhe personat mbi 70 vjeç
Sipas studimit ZOE-70 (Zoster Efficacy Study in Adults 70 Years of Age or Older) të sponsorizuar nga GlaxoSmithKline Biologicals, vaksina e re rekombinante kundër virusit Herpes zoster i administrueshëm në dy doza, është efikase me 90% edhe në popullatën imunokompetente me moshë mbi 70 vjeç. "Vaksina përmban glikoproteinën E rekombinante të virusit varicella zoster të kombinuar me një adiuvant të fuqishëm", thotë Thomas Heinemann nga Genocea Biosciences të Kembrixh, një ndër autorët e studimit të botuar së fundi në "New England Journal of Medicine".
Ai kujton se sipas studimit të mëparshëm ZOE-50 të zhvilluar në personat mbi 50 vjeç, vaksina herpes zoster nënnjësi (HZ/su) që përmban glikoproteinën E ricombinante të virusit varicella-zoster në sistemin adiuvant AS01B, ofron një reduktim prej 97.2% të riskut për herpes zoster në krahasim me placebon.
Hapi pasardhës ishte ekzaminimi me ZOE-70 i sigurisë dhe efikasitetit të (HZ/su) në të rriturit me moshë mbi 70 vjeç", thonë kërkuesit, të cilët rekrutuan rreth 11.000 të rritur imunokompetente me moshë mes 70 dhe 79 vjeç dhe 3.000 të tjerë me moshë mbi 80 vjeç.
"Pas një follow-up mesatar prej 3.7 vitesh, incidenca e zoster ishte 9.2 në grupin e placebos dhe 0.9 te ai i imunizuar " pohojnë autorët, të cilët nuk vunë re asnjë reduktim të efikasitetit të vaksinës mes pjesëmarrësve mbi 80 vjeç. Ndërsa normat e nevralgjisë post-herpetike ishin më të ulëta te personat e vaksinuar për shkak të riskut më të vogël për zoster. Rreth ¾ e të vaksinuarve ka pasur reaksione lokale, kryesisht të lehta dhe të moderuara, ndërsa gjysma e tyre kishin reaksione sistemike të lehta kryesisht lodhje dhe asteni muskulore.
Ky studim sugjeron se vaksina rekombinante anti-zoster, aq shumë e pritur por ende e pa aprovuar nga FDA, ofron disa avantazhe te pacientët më të moshuar në krahasim me vaksinat e tjera", shkruan Kathleen Neuzil, nga Center for Vaccine Development në Universitetin e Maryland, në një editorial shoqërues. Por ajo nënvizon se normat e reaksioneve lokale dhe sistemike mund të reduktojnë aderimin në trajtim, duke ulur efikasitetin e vaksinës në terma të shëndetit publik.
N Engl J Med. 2016. doi: 10.1056/NEJMoa1603800
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27626517
N Engl J Med. 2016. doi: 10.1056/NEJMe1610652
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27626522