sht242014
Inhibimi i enzimave inflamatore në Sindromin Koronar Akut
Sipas një studimi të botuar në JAMA që përkonë dhe me prezantimin e tij në Kongresin e Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë që u mbajt në Barcelonë nga 30 gusht - 3 shtator, darapladib nuk zvogëlon rrezikun e përsëritjes së shqetësimeve në pacientët me sindromin koronarë akutë (ACS), një sëmundje e ngjashme me infarktin ose anginën e paqëndrueshme.
Michelle O'Donoghue, Brigham and Women Hospital në Boston thotë: "Darapladib është një përbërës i zhvilluar nga GSK (GlaxoSmithKline) në bashkëpunim me Human Genome Sciences, dhe është frenues i parë selektive i fosfolipazës A2 (LP-PLA2) që lidhet me lipoproteinën LP-Pla2, një enzimë me përbërie aterogjenike e pranishme në gjakë dhe në sasi të bollshme në ateromën me një përmbajtje të lartë lipidike". Bari, i cili vepron ndryshe nga statinat, ul rriskun për çarje të pllakës duke shkaktuar obstruksion të enëve të gjakut, ndodhi kjo e cila shpesh çon në infarkt. Dhe për të verifikuar efektivitetin, studiuesit amerikanë randomizuan 13.026 pacientë të cilët ishin hospitalizuar për ACS për të marrë darapladib një herë në ditë ose placebo, përveç trajtimit të rekomanduar nga udhëzuesit. Studimi është kryer në 868 qendra në 36 vende, dhe pjesëmarrësit u ndoqën për një mesatare prej 2.5 vitesh. Endpoint kryesor i studimit ishin ngjarjet e mëdha koronare (ECM), dmth, vdekje si pasojë e sëmundjeve koronare, infarkt ose revaskularizim urgjente koronarë për ishemi miokardiale. E pra, në fund të punës a ECM u verifikua në 903 prej 6504 pjesëmarrësve në grupin që morën darapladib dhe 910 (nga 6522) pjesëmarrësit në grupin placebo, përqindje të pakonsiderueshme respektivisht 16.3 dhe 15.6%.
Dhe shkalla e vdekshmërisë në tre vjet ishte i ngjashëm mes grupeve: darapladib 7.3%, placebo 7.1%. O'Donoghue përfundon: "Këto rezultate nuk e mbështesin një strategji të frenimit të Lp-PLA2 me darapladib në pacientët e stabilizuar pas një ngjarje ACS."
JAMA. PUBLISHED ONLINE AUGUST 31, 2014