Kardiologji

dhj22015

Pompat intraorte balonë mund të shtojnë riskun e vdekshmërisë te pacientët që i janë nënshtruar angioplastikës

Pompat intraorte balonë të njohura dhe si Iabp (intra-aortic balloon pumps), jo vetëm që nuk përmirësojnë prognozën e pacientëve te të cilët implantohen, por mund të shtojnë dhe vdekshmërinë, sipas rezultateve të një studimi japonez të publikuara në "Jama Internal Medicine". "Trajtimi me Iabp lidhet me një shkallë vdekshmërie spitalore 15,1% në pacientët që i janë nënshtruar angioplastikës koronare prekutane, krahasuar me 0,9% të vërejtur në rastet e angioplastikës koronare prekutane pa Iabp", shprehet Taku Inohara nga "Keio University School of Medicine" në Tokyo, Japoni, që bashkë me kolegët e tij sugjeron që të rikonsiderohet përshtatshmëria e Iabp, një ndërhyrje që mund të të shpëtojë dhe jetën, shumë e përdorur në Japoni por shumë e kushtueshme dhe me risk të lartë për pacientët. Në studim kanë marrë pjesë 13.253 pacientë të përzgjedhur nga 2008 deri në 2014, ndër të cilët 6,7% ka marrë trajtimin me Iabp.
"Ky nëngrup jo vetëm që kishte një profil risku bazë më të rëndë se pjesa tjetër e pacientëve me insuficiencë kardiake më të rëndë, me shok kardiak dhe sëmundje cerebrovaskulare, por u ishin nënshtruar gjithashtu edhe një angioplastike koronare prekutane me një numër më të madh venash dhe kishte një probabilitet më të madh për të pësuar një Stem, një infarkt të miokardit me një lartësim të traktit ST në vend të një angine stabël ose instabël", shpjegojnë autorët, duke saktësuar se pas rregullimeve të nevojshme për faktorët e riskut, Iabp mbetet një parashikues i pavarur i vdekshmërisë spitalore, sidomos në subjektet me anginë të paqëndrueshme, sëmundje trivaskulare dhe infarkt jo Stem. Në një editorial nga Parakash Deedwania i University of California San Francisco, shkruhet: "Studimi konfirmon se Iabp janë shpesh të përdorur edhe në mungesë të udhëzimeve specifike dhe një nga shkaqet e këtyre përdorimeve të tepruara mund të varet nga udhëzimi ose protokolli shumë agresiv". "Në realitet mund të jetë e arsyeshme të limitosh përdorimin e mjeteve të suportit mekanik të qarkullimit të gjakut vetëm për disa nëngrupe pacientësh kritikë që i janë nënshtruar angioplastikës koronare prekutane, duke vendosur me kujdes rast për rast", përfundon analisti.

Jama Intern Med. 2015. doi: 10.1001/jamainternmed.2015.5119http://archinte.jamanetwork.com/article.aspx?articleid=2467781

Jama Intern Med. 2015. doi: 10.1001/jamainternmed.2015.6093http://archinte.jamanetwork.com/article.aspx?articleid=2467780

Bmj. 2015. doi: 10.1136/bmj.h5096
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26481405

Përktheu: Erjola Taga


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>