Mjekësi e përgjithshme

tet242016

Psoriaza, dermatiti atopik, epidermoliza flluskoze: prezantohen barna të reja në kongresin Eadv 2016

tags: psoriazë

Psoriaza dhe evolucioni farmakologjik për trajtimin e saj ishin mes argumenteve qendrore të Kongresit të 25 të Akademisë Europiane të dermatologjisë dhe venerologjisë (Eadv) të zhvilluar në Vjenë. Ndoshta edhe sepse më shumë se gjysma e 8.300 pacientëve nga 31 vende të ndryshme që morën pjesë në sondazhin global mbi sëmundjen, pohuan se nuk kishin arritur një lëkurë pa lezione pavarësisht se merrnin terapinë klasike standarde. Sipas të dhënave rezulton se pjesa më e madhe e këtyre personave (84%) përballet me diskriminime dhe poshtërime; rreth 43% ka pasur pasoja në jetën sociale dhe vështirësi në krijimin e raporteve intime dhe më shumë se 38% deklaron se për shkak të psoriazës, vuan nga një çrregullim psikologjik të diagnostikuar.

Atëherë marrin rëndësi të veçantë të dhënat e studimit "Sculpture" të fazës 3 që tregojnë se si Secukinumab (antitrup monoklonal plotësisht human që neutralizon në mënyrë selektive interleukinën 17A [Il-17A]) ka arritur të eliminojë një pjesë të madhe dhe afatgjatë të lezioneve në lëkurë te pacientët e prekur nga psoriaza e moderuar dhe e rëndë, përgjatë 4 viteve të administrimit (në pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve), duke i lejuar pjesës më të madhe të pacientëve që të ruajnë sa më gjatë një lëkurë thuajse pa lezione  (PASI [Psoriasis area and severity index] 90 a 100) dhe duke ruajtur një profil sigurie të favorshëm.
Edhe Ixekizumab është një antitrup i humanizuar  IgG4 i cili lidhet me Il-17A, që e çrregulluar dhe e prodhuar në masë të madhe me anë të barit frenohet në aktivitetin e saj pro-inflamator. Në Vjenë u prezantuan më shumë se 17 punime shkencore mbi këtë bar, me të dhëna që përforcojnë profilin e tij të sigurisë afatgjatë të testuar në mbi 7.800 pacientë dhe efikasitetin e katërfishuar për 8 pacientë në 10 me një lëkurë pa pllakat e psoriazë.

Ndërsa Tildrakizumab ka arritur endpoint-in primar në dy studime klinike të fazës 3 (reSurface 1 e 2) në pacientë me psoriazë në pllaka të moderuar dhe të rëndë: rreth 63% e pacientëve ka arritur një PASI 75 brenda javës së 12 pas vetëm 2 injeksionesh. Dy rezultatet kyçe të reSurface 1 dhe 2 janë nivelet e larta të pastërtisë së lëkurës të ruajtura në kohë dhe mundësia për rikthim të sëmundjes, bashkë me efikasitetin pas disa dozash.

Në kongres u prezantuan gjithashtu rezultatet e studimit të fazës III "Bridge" që ka evidentuar jo vetëm efikasitetin e dimetilfumarate oral në trajtimin e pacientëve me psoriazë të moderuar dhe të rëndë në krahasim me placebon (me Pasi 75 në javën e 16 respektivisht në 37.5% me dimetilfumarate vs 15.3% me placebo; p< 0.0001), por edhe faktin se bari nuk është inferior ndaj kombinimit të estereve të acidit fumarik me PASI 75 në javën 16 (37.5% vs 40.3%; p = 0,0003).

Inovacione terapeutike janë regjistruar edhe për dermopati të tjera: në dermatitin atopik ka dhënë rezultate të mira kremi eksperimental me 2% crisaborole, një inhibitor i ri i fosfodiesterazës 4 (Pde4) me veprim anti-inflamator. Rezultatet e një studimit 48 javor në 517 pacientë që kanë evidentuar frekuencën e ulët të efekteve anësore emergjente nga trajtimi (Teaes) në sëmundjen e lehtë ose të moderuar. Ndërsa një krem topik me bazë allantoninën ka arritur statusin e "breakthrough therapy" nga Fda në trajtimin e epidermolizës flluskoze.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>