Mjekësi e përgjithshme

tet212022

Psoriaza, infarkti dhe sëmundja renale. Një lidhje e vështirë për t'u kuptuar

Sipas një studimi të publikuar në American Journal of the Medical Sciences, psoriaza nuk është një faktor rreziku i pavarur për infarktin te njerëzit me sëmundje renale në fazë përfundimtare, ndërkohe që për popullatën e përgjithshme nuk mund të thuhet e njëjta gjë.

"Pacientët me psoriazë janë në rrezik të shtuar si për sëmundje renale kronike, ashtu edhe për sëmundje renale në fazë përfundimtare. Inflamacioni është një faktor i rëndësishëm për këto sëmundje, sepse shumë qeliza imune të njëjtit lloj të janë të përfshira si në psoriazë ashtu edhe në sëmundjet e kardiovasulare", shpjegon autorja kryesore e studimit Naomi Siddiquee nga Qendra Mjekësore Charlie Norwood VA, Augusta në SHBA.

Për të kuptuar më mirë se si këto sëmundje mund të kenë sinergji negative për pacientët, studiuesit përdorën Charlson Comorbidity Index, i cili parashikon mbijetesën 10-vjeçare te pacientët me "komorbiditete të shumëfishta", në thelb janë dy ose më shumë sëmundje nga një listë e gjatë sëmundjesh si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut, dy shkaqet më të zakonshme të sëmundjes renale kronike, për të identifikuar se cilat prej tyre mund të ndikojnë në gjendjen e pacientit ose ta përkeqësojnë atë.

Në listë përfshihen edhe probleme të tjera si: iktusi, insuficienca kardiake kongjestive, demenca, sëmundjet pulmonare dhe ato hepatike, duhanpirja, kanceri, si dhe infarkti i miokardit.

Ekspertët përdorën të dhënat nga Renal Data System në SHBA për të identifikuar pacientët me sëmundje renale në fazë përfundimtare, të cilët kishin filluar dializën në periudhën 2004-2015, ishin diagnostikuar me psoriazë ose insuficiencë kardiake dhe kishin faktorë të tjerë rreziku për sëmundjet kardiovaskulare.

Autorët zbuluan se 24% e 6,283 pacientëve me sëmundje renale në fazë përfundimtare dhe psoriazë kishin gjithashtu infarkt miokardi, një përqindje e konsiderueshme që sugjeron një rrezik në rritje të sëmundjeve autoimune. Pas kontrollit të analizës për faktorët e tjerë, u arrit në përfundimin se ky rrezik nuk ishte i pranishëm.

"Unë mendoj se variablat ngatërruese ndikojnë si në ekspozimin, që është psoriaza, ashtu edhe në rezultatin, që është infarkti, kështu që ka një turbullim të marrëdhënies ndërmjet të dyve", përfundon Siddiquee.

 

American Journal of the Medical Sciences 2022. Doi: 10.1016/j.amjms.2022.08.003
https://doi.org/10.1016/j.amjms.2022.08.003


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>