dhj222023
Nefrologjia. Dieta mesdhetare, si aleate e ruajtjes së shëndetit të veshkave
Shoqata Italiane e Nefrologjisë jep rekomandimet mbi "një dietë provë për veshkat" me rastin e festës së Krishtlindjes
Prevalenca globale e Sëmundjeve Kronike të Veshkave (MRC) është rritur me 29% në dekadat e fundit (1990-2017), kryesisht për shkak të rritjes së moshës mesatare, hipertensionit dhe diabetit dhe paralelisht është rritur me 41% vdekshmëria për shkak të tyre. Italia numëron mbi 3 milionë pacientë që vuajnë prej tyre. Prandaj, parandalimi i tyre është një prioritet përsa i përket shëndetit publik. Vlerësohet se në vitin 2040, MRC-të mund të përfaqësojnë shkakun e pestë të vdekjeve në botë, me kosto të mëdha për NHS-në, aktualisht të vlerësuara në disa miliardë euro.
Shoqata Italiane e Nefrologjisë (SIN), e vetmja shoqatë që përfaqëson nefrologët italianë me rreth 3000 anëtarë, ka shpjeguar se si ushqyerja dhe mënyra e jetesës janë një aleat i pazëvendësueshëm i parandalimit dhe trajtimit të sëmundjes, veçanërisht në fazat fillestare, në të cilat është e mundur të ndërhyhet në mënyrë efektive. Në fakt, aktualisht jemi dëshmitarë të një "paradoksi klinik": duke pasur parasysh disponueshmërinë e terapive tradicionale dhe novatore, të afta në ngadalësimin e përparimit të patologjive nefrologjike drejt fazës së dializës, ku vetëm 10% e pacientëve arrijnë të trajtohen menjëherë dhe për këtë arsye të shfrytëzohet kjo mundësi, për shkak të diagnostikimeve të vona. Është e nevojshme të promovohet një stil i duhur i jetese dhe të kërkohet në mënyrë aktive për sëmundjen te njerëzit e rrezikuar nëpërmjet testeve të thjeshta diagnostikuese (matja e kreatinurisë për të vlerësuar funksionin e veshkave dhe albuminurisë për të evidentuar praninë e dëmtimit të veshkave) për të kontribuar në përmbysjen e prirjes së kësaj prevalence.
Hapi i parë për të mos mbingarkuar veshkat është marrja e ekuilibruar e proteinave dhe karbohidrateve dhe konsumi i moderuar i kripës.
Dieta mesdhetare, që përfshin stërvitjen dhe rehatinë si një mënyrë jetese, ju lejon të reduktoni incidencën e hiperkolesterolemisë, tendencën për t'u prekur nga diabeti dhe hipertensioni arterial, ndër faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e sëmundjes së veshkave.
SIN ka hartuar një listë me nëntë pika për një dietë të përshtatshme për veshkat gjatë festës së Krishtlindjes:
1.T'i jepet rëndësi dietës mesdhetare
2.Shmangia e sheqernave komplekse
3.Reduktimi i konsumit të mishit të kuq, ushqimeve të konservuara dhe yndyrave shtazore në përgjithësi
4.Konsumimi i proteinave me vlera të larta biologjike dhe konsumimi i peshkut dhe proteinave me origjinë vegjetale (bishtajat)
5.Reduktimi i marrjes së kripës
6.Konsumimi i ujit në sasinë e duhur
7.Kufizimi i pijeve alkoolike
8.Ndalimi i plotë i tymosjes
9.Ushtrimi i aktivitetit fizik në proporcion me moshën dhe gjendjen shëndetësore
Stefano Bianchi, president i SIN shpjegon se: "Parandalimi nënkupton, para së gjithash, ndjekjen e stilit të duhur të jetesës, duke i dhënë prioritet dietës mesdhetare me pak kripë dhe përdorimit sa më të pakët të kripës në përgjithësi, por edhe ushtrimit të aktivitetit fizik, duke shmangur gjendjet e mbipeshës dhe obezitetit. Ndjekja e stilit të duhur të jetesës është mënyra më e mirë për të parandaluar zhvillimin e atyre gjendjeve që përfaqësojnë faktorë rreziku në shfaqjen e Sëmundjeve Kronike të Veshkave, si: diabeti, obeziteti/mbipesha ose hipertensioni arterial".