sht42023
Parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare te diabetikët. Udhëzimet e reja të ESC-së
Rënia në peshë, ekzaminimet parandaluese dhe ndjekja e një diete mesdhetare duket se janë thelbësore për reduktimin e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare te diabetikët. Edhe pse, për ata që vuajnë nga diabeti rreziku për të zhvilluar sëmundje kardiovakulare është 2-4 herë më i lartë. Këto janë disa nga temat e përfshira në udhëzimet e publikuara në Kongresin e fundit të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC) në Amsterdam.
Pacientët me sëmundje kardiovaskulare mund të kenë diabet të fshehur
Në udhëzimet e reja për menaxhimin e sëmundjeve kardiovaskulare te diabetikët, janë trajtuar më shumë tema: nga shtresëzimi i rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, te shqyrtimi, diagnostikimi, trajtimi dhe vlerësimi si dhe përmbledhja e provave shkencore të disponueshme në momentin e hartimit të tyre, me synimin për të mbështetur profesionistët e kujdesit shëndetësor në propozimin e qasjes më të mirë diagnostike ose terapeutike. Në fakt, vlerësohet se 25-40% e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare kanë diabet të fshehur. Të paturit e diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, veçanërisht në moshë të re, ka një ndikim të madh në prognozë, prandaj është me rëndësi të madhe që pacientët me sëmundje kardiovaskulare të ekzaminohen edhe për diabetin.
Diabeti ka një efekt të drejtpërdrejtë edhe te veshkat duke rritur rrezikun për insuficiencë, për këtë arsye udhëzimet rekomandojnë ekzaminimin vjetor me matje të shkallës së filtrimit glomerular dhe niveleve të albuminës në urinë. Pacientët me diabet dhe sëmundje renale kronike duhet të gjithashtu të trajtohen me frenues SGLT2 dhe/ose firenone (përveç kujdesit standard) për të reduktuar këto rreziqe.
Në diabetin e tipit 2, rreziku i zhvillimit të fibrilacionit atrial rritet me 3%, i cili nga ana tjetër lidhet me iktusin dhe vdekjen e hershme. Për herë të parë, udhëzimet rekomandojnë kontrolle specifike dhe matje të rregullta me EKG ose oksimetri pulsore për pacientët e moshës 65 vjeç dhe në ata më të rinj që vuajnë nga hipertensioni.
Ndryshimet e stilit të jetesës rekomandohen si një qaje bazë për parandalimin dhe menaxhimin e diabetit, të cilat duhet të zbatohen përmes një qasjeje multifaktoriale me komunikim me në qendër pacientin, të përshtatur me gjendjen shëndetësore të tij. Në diabetin melit të tipit 2, siç raportohet në studimin Action for Health in Diabetes, ndërhyrjet në stilin e jetës duke përdorur këshillime ushqimore, variacione nutricionale dhe sasiore dhe të kombinuara me ushtrimet fizike shkaktuan një humbje mesatare të peshës prej 8.6%, e shoqëruar me një reduktim të ndjeshëm të HbA1c (hemoglobina e glikuar) dhe presionit të gjakut. Prandaj, rënia në peshë është një nga bazat e trajtimit: në këtë kontekst udhëzimet rekomandojnë ushtrime fizike të përditshme dhe ndjekjen e një diete mesdhetare të pasur me fibra dhe acide yndyrore të pangopura.
Një algoritëm i ri për të vlerësuar rrezikun
Ekspertët ESC-së kanë zhvilluar gjithashtu një algoritëm të disponueshëm në një aplikacion, SCORE2-Diabetes: duke qenë se diabeti ka një ndikim të rëndësishëm në prognozë, është me rëndësi të madhe të vlerësohet rreziku kardiovaskular tek individët me diabet që nuk kanë ende prova klinike të sëmundjeve kardiovaskulare për të identifikuar ata me rrezik më të lartë, për të cilët duhet të aktivizohet menjëherë parandalimi maksimal duke korrigjuar stilin e jetesës dhe duke zbatuar terapinë më të përshtatshme.
https://www.pharmacytimes.com/view/understand-the-underlying-causes-challenges-of-treating-obesity