dhj142016
Profilaksia antibiotike është kosto-efikase në personat e rrezikuar nga endokarditi bakterial
Administrimi profilaktik i antibiotikëve është efikas në parandalimin e endokarditit bakterial edhe sa i takon kostove, veçanërisht në pacientë me risk të lartë. E pohon Martin Thornhill, kërkues në Fakultetin e Stomatologjisë klinike në Universitetin e Sheffield (Britaninë e Madhe) dhe koordinator i një studimi të publikuar në "Circulation".
Në mars të 2008-s NICE (National Institute for Health and Care Excellence) këshilloi ndërprerjen e profilaksisë antibiotike te personat në risk për endokardit infektiv, të cilët i ishin nënshtruar procedurave stomatologjike në Mbretërinë e Bashkuar, duke cituar mungesën e provave të efikasitetit dhe të një avantazhi të qartë ekonomik. Për të përditësuar argumentin, kërkuesit britanikë kryen një vlerësim të ri të kostove të profilaksisë antibiotike në bazë të efikasitetit aktual, frekuencës së efekteve anësore dhe shpenzimit ekonomik nga administrimi i burimeve shëndetësore, duke përdorur një model analitik dhe vendimmarrës të kosto-efikasitetit që përllogarit kostot e shërbimit shëndetësor në krahasim me përfitimet e matura në shkallën QALY (Quality Adjusted Life Years) një njësi matëse që përkufizon pritshmëritë e jetës në kushte të shëndetit të mirë. Por rezultatet sugjeruan se përshkrimi i profilaksisë antibiotike është më pak i kushtueshëm dhe më efikas se moskryerja e saj te të gjithë pacientët në risk për endokardit bakterial.
Profilaksia antibiotike rezulton më avantazhuese ekonomikisht te pacientët në risk të lartë për endokardit, apo ata që sipas udhëzuesve NICE nuk duhet ta ndjekin. "Një kursim mbi kostot shëndetësore vjetore, direkte dhe indirekte, të përllogaritura në një shifër mes 5.5 dhe 8.2 milionë sterlinave 6.4 (rreth 9.5 milionë euro), bashkë me përfitimet për shëndetin të vlerësuara në më shumë se 2.600 QALY ", nënvizojnë autorët e artikullit. "Të dhënat tona pra sugjerojnë se udhëzuesit europianë dhe amerikanë që rekomandojnë të përdorin profilaksinë antibiotike te individët me risk të lartë për endokardit bakterial që i janë nënshtruar procedurave stomatologjike janë ekonomikisht avantazhuese", përfundon Thornhill.
Circulation. 2016 Nov 13. pii: CIRCULATIONAHA.116.022047https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27840334