Mjekësi e përgjithshme

maj22024

Covid-19. Raporti i OBSH: Gjatë pandemisë ka pasur abuzim me antibiotikët

OBSH, nëpërmjet një raporti, ka denoncuar një shkallë të lartë abuzimi gjatë pandemisë së Covid-19 te pacientët e shtruar në spital për shkak të infektimit me virusin Sars-CoV-2. Kjo sjellje mund të ketë përkeqësuar përhapjen e heshtur të rezistencës antimikrobike, duke përkeqësuar edhe shfaqjen e superbaktereve rezistente ndaj barnave.

Raporti i OBSH-së, i publikuar në kuadër të Kongresit të Shoqatës Evropiane të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive (ESCMID), të mbajtur në Barcelonë, Spanjë, bazohet në të dhënat që lidheshin me afro 450.000 pacientë me Covid-19 të shtruar në spital në 65 vende të botës, gjatë periudhës 3-vjeçare janar 2020-mars 2023. Nga këto të dhëna rezultoi se, edhe pse 8% e pacientëve me Covid-19 të shtruar në spital shfaqnin infeksione bashkëshoqëruese, të cilat duhet të trajtoheshin me antibiotikë, këto barna iu administruan për çdo rast afro 75% pacientëve të shtruar. Jo vetëm kaq, por janë përshkruar edhe antibiotikët e klasifikuar nga OBSH, të tillë si "Watch", duke shtuar rrezikun për të nxitur rezistencë.

"Përdorimi i antibiotikëve varionte nga 33% në rajonin e Paqësorit perëndimor, në 83% në Mesdheun lindor dhe në rajonet afrikane. Në vitet 2020-2022, numri i përshkrimeve të tyre ra në Evropë dhe Amerikë, por u rrit në Afrikë. Norma më e lartë e antibiotikëve u vërejt te pacientët e rënduar apo kritikë me Covid-19, me një mesatare botërore prej 81%. Te rastet e lehta ose mesatare, është vërejtur një ndryshim i dukshëm nëpër rajone, me normën më të lartë të regjistruar në rajonin afrikan (79%)", raportohet nga OBSH.

OBSH rithekson se përdorimi antibiotikëve me arsyen se "nuk i dihet kurrë", në përgjithësi nuk i ka përmirësuar rezultatet klinike të pacientëve me Covid-19 të shtruar në spital. Në fakt, nëse në rastet kur një pacient ka vërtet nevojë për antibiotikë, përfitimet e përdorimit të tyre shpesh i tejkalojnë rreziqet që lidhen me efektet anësore, ose rezistencën antimikrobike, atëherë, këto barna nuk sjellin asnjë përfitim dhe paraqesin rreziqe, kur nuk janë të nevojshme. Në veçanti, përdorimi i tyre kontribuon në krijimin dhe përhapjen e rezistencës antimikrobike.

"Këto rezultate theksojnë rëndësinë e nevojës për financimin e duhur të përpjekjeve për përmirësim në përshkrimin e antibiotikëve në botë", përfundon zëvendësdrejtori i përgjithshëm për rezistencën antimikrobike në OBSH, Yukiko Nakatani.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>