Mjekësi e përgjithshme

mar22017

Stimulimi me ultratinguj me intesitet të ulët, inefikas në shërimin e frakturave

tags: BMI, Bond Bone

Teknika LIPUS (Low intensity pulsed ultrasound) me fokus përshpejtimin e shërimit të frakturave kockore, jo vetëm është inefikase por gjithashtu përdor burime shëndetësore jo efektive.
Kritikat e ashpra vijnë nga rishikim i publikuar në BMJ, me autor të parë Stefan Schandelmaier nga Departamenti i epidemiologjisë klinike dhe biostatike në McMaster University në Kanada. Rishikimi hedh poshtë studimet e mëparshme, sipas të cilave sistemi i stimulimit me ultratinguj me intesitet të ulët mund të reduktojë ndjeshëm kohën e nevojshme për shërim dhe rrit në mënyrë domethënëse mundësinë për shërim të plotë edhe për frakturat më të vështira. Për të verifikuar këto përfundime kërkuesit zhvilluan një analizë të detajuar të kërkimeve të zhvilluara mbi temën në fjalë, duke zbuluar shërime të ngadalta ose të ndërlikuara deri në 10% të pacientëve me fraktura në kocka.
"LIPUS është aprovuar që nga viti 1994 nga Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SHBA si terapi ndihmëse në shërimin e frakturave dhe osteotomive", shkruajnë autorët duke kujtuar se teknika është aprovuar për të njëjtat indikime edhe nga Instituti Kombëtar për Kujdesin Shëndetësor (NICE), organizmi që publikon udhëzuesit e referimit në Mbretërinë e Bashkuar.  
Por rishikimi  që ka marrë në shqyrtim më shumë se 26 triale të randomizuar, tregon mungesën e ndryshimeve domethënëse mes trajtimit me LIPUS dhe grupit të kontrollit si përsa i përket shërimit radiografik ashtu edhe për parametrat klinike të tilla si: intervalet e kohës para rifillimit të punës, mundësia për të karikuar në mënyrë të plotë kockën e frakturuar, përfitimin në dhimbjet nga 4-6 javë dhe numrin e ndërhyrjeve pasuese. "Në bazë të provave të mbledhura, të gjitha me cilësi së moderuar ose të lartë nga studime të zhvilluara në pacientë me fraktura, LIPUS jo vetëm nuk e përmirëson prognozën, por duket se nuk ka asnjë efekt në shërimin radiografik", përfundon Schandelmaier.

 

Bmj. 2017. doi: 10.1136/bmj.j576
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28228381


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>