Mjekësi e përgjithshme

pri222024

Alkooli. ILSH: 8 milionë konsumues, në rrezik. Numri, akoma në rritje

Në Itali janë regjistruar 36 milionë konsumues alkooli, me 10 milionë e 200 mijë italianë 18 vjeç e lart, të cilët konsumonin alkool çdo ditë. Megjithatë, spikasin 3.7 milionë "binge drinker' (ata që abuzojnë me pijet derisa dehen), kryesisht meshkuj të të gjitha moshave (104.000 nën moshë). Këtë alarm e ka ngritur Observatori Kombëtar i Alkoolit, në Institutin e Lartë të Shëndetësisë (OKA-ILSH), nëpërmjet një raporti në kuadër të Ditës së Parandalimit të Alkoolit (DPA).

"Është regjistruar një rënie në krahasim me vitin 2020, por jo për gratë, për të cilat kurba është e qëndrueshme, pa asnjë rënie në konsumimin e alkoolit deri në dehje. Për më tepër, 'konsumuesit e dëmshëm' të pijeve alkoolike ishin  770.000. Te gratë, numrat vazhdojnë të jenë të lartë me  290.000 konsumuese të dëmtuara nga alkooli. Nga 770.000 konsumues të dëmshëm me çrregullime nga konsumimi i alkoolit, të cilët kanë nevojë për trajtim, vetëm 8.2% janë ndjekur klinikisht. Pra, gjithsej 62.886 të varur nga alkooli, që marrin shërbim në sistemin shëndetësor kombëtar, me rënie konstante dhe shqetësuese, krahasuar me konsumuesit e dëmshëm të parashikuar", thuhet në raport.

Të dhënat tregojnë dhe dëshmojnë pasojat e deritanishme. Në vitin 2022, u regjistruan 39.590 shtrime në urgjencë, 10.4% e të cilëve ishin nën moshë, duke shënuar një rritje prej 12.1% brenda një viti.

"Nuk janë regjistruar reduktimet e pritshme te konsumuesit e rrezikuar, të cilat u shtuan me frekuenca të larta në vitin 2022 në individët më të rrezikuar të popullsisë: të miturit, të rinjtë, gratë, të moshuarit. Të moshuarit nuk përjashtohen nga "e pira deri në dehje", ndër të cilët shënohen frekuencat më të larta të "konsumatorëve të dëmshëm" me çrregullime të pazbuluara nga përdorimi i alkoolit. Konsumi ndërmjet vakteve po rritet vazhdimisht, sidomos te femrat (23,2%), me 1 milion gra që pinë derisa dehen", raporton Observatori Kombëtar.

"Konsumimi i alkoolit në Itali ka nxjerrë në pah një situatë të konsoliduar dhe shqetësuese të rrezikut të shtuar, i cili po përhapet edhe në grupet më të rrezikuara të popullsisë: te të miturit, adoleshentët, gratë dhe të moshuarit. Me qëllimin hartimin e  planit të ri për një parandalim kombëtar dhe rajonal sa më efektiv të jetë e mundur, është e nevojshme të konstatohen herët të gjithë konsumatorët e rrezikuar dhe të ofrohet siguria e trajtimit për ata individë me dëmtime alkooli dhe që janë të varur prej tij. Kjo përbën një mbështetje të individëve, familjeve dhe objektivave e strategjive evropiane dhe globale në të cilat jemi angazhuar", pohon drejtuesi i OKA-ILSH, Emanuele Scafato.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>