Mjekësi e përgjithshme

pri132023

Prova të reja për lidhjen midis alkoolit dhe vdekshmërisë

Sipas një studimi të botuar në "JAMA Network Open", konsumimi ditor i alkoolit në sasi të vogël ose të moderuar nuk ndikon në rrezikun e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, ndërsa konsumimi i tij në nivele më të larta e rrit këtë rrezik.

"Një metaanalizë e publikuar më parë, në të cilën është vlerësuar lidhja midis konsumimit të alkoolit dhe vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, nuk ka gjetur reduktime statistikisht të rëndësishme në rrezikun e vdekshmërisë për njerëzit që konsumonin alkool në sasi të vogla krahasuar me ata që nuk e konsumonin kurrë. Sidoqoftë, vlerësimet e rrezikut mund të jenë ndikuar nga numri dhe cilësia e studimeve të disponueshme në peiudhën që është bërë kjo metaanalizë, në mënyrë të veçantë për gratë dhe grupet me moshë më të re", thotë autori kryesor i studimit Adam Sherk nga Universiteti i Viktorias në Kanada.

Për të kuptuar më mirë lidhjen midis konsumimit të alkoolit dhe vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, studiuesit identifikuan 107 studime të publikuara në periudhën janar 1980-korrik 2021, me gjithsej 4,838,825 pjesëmarrës dhe 425,564 vdekje të disponueshme për t'u analizuar.

Në modelet e përshtatura për efektet e mundshme ngatërruese të variacionit të kampionimit dhe kritereve të tjera të cilësisë së nivelit të studimit të paracaktuara, metaanaliza e të gjitha studimeve të marra në konsideratë nuk gjeti një reduktim të rrezikut të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet midis konsumatorëve të rastësishëm të alkoolit ose atyre që e konsumonin më pak, krahasuar me ata që nuk e konsumonin fare.

Në modelin e përshtatur plotësisht, u vu re një rritje jo e konsiderueshme e rrezikut të vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet midis atyre që konsumonin 25-44 gram alkool në ditë dhe një rritje të konsiderueshme e rrezikut për ata që konsumonin 45-64 ose më shumë gramë në ditë, krahasuar me ata që nuk e konsumonin kurrë. Rreziqet e vdekshmërisë ishin gjithashtu dukshëm më të larta në mesin e grave që e konsumonin alkoolin sesa midis atyre që nuk ishin konsumatore.

 

JAMA Network Open 2023. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2023.6185
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2023.6185

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>