Diabetologji

sht102024

Vonesa e shfaqjes së diabetit redukton vdekshmërinë dhe komplikacionet vaskulare

Vonesa e shfaqjes së diabetit redukton vdekshmërinë dhe komplikacionet vaskulare

Në një studim është treguar se ruajtja e gjendjes jo diabetike për të paktën katër vite nga diagnostikimi i tolerancës së ndryshuar të glukozës (IGT), mund ta reduktojë ndjeshëm rrezikun për vdekje dhe komplikacione vaskulare afatgjata.

Në të, u analizuan 540 individë me IGT. Objektivi ishte vlerësimi i lidhjes që ekziston ndërmjet kohëzgjatjes së gjendjes jo diabetike pas diagnostikimit të IGT-së dhe rrezikut për vdekshmëri dhe komplikacione vaskulare afatgjata. Pjesëmarrësit u ndoqën për 30 vjet, duke u monitoruar mbi vdekshmërinë, episodet kardiovaskulare dhe komplikacionet mikrovaskulare.

Metodologjia e studimit përfshinte analizën e të dhënave të pjesëmarrësve në një studim të mëparshëm, në të cilin ata iu nënshtruan një testi tolerance ndaj glukozës orale 75 g dhe u randomizuan në grupe ndërhyrjeje dhe kontrolli. Grupi i ndërhyrjes ndoqi një program të ndryshimit të stilit të jetës për gjashtë vite. Në analizë u përdor modeli Cox, me qëllim vlerësimin e rrezikut afatgjatë për vdekje dhe komplikacione vaskulare në bazë të gjendjes diabetike ose jo të pjesëmarrësve 2, 4, 6 vjet nga diagnostikimi i IGT-së.

Rezultatet treguan se, krahasuar me grupin diabetik, ata që kishin  ruajtur një gjendje jo diabetike për të paktën katër vite, shfaqnin dukshëm më pak rrezik për vdekje nga të gjitha shkaqet, nga episodet kardiovaskulare dhe nga komplikacionet mikrovaskulare. Reduktimi i konsiderueshëm i vdekjes kardiovaskulare u vërejt vetëm pas gjashtë vitesh ruajtjeje të gjendjes jo diabetike.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>