Diabetologji

pri122023

Prediabeti. Ndryshimet në stilin e jetës ulin rrezikun për diabet më shumë se barnat

Prediabeti lidhet me një rrezik të shtuar për zhvillimin e diabetit, ngjarjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë. Në këtë përfundim ka arritur një përmbledhje e literaturës e publikuar në "JAMA", në të cilën theksohet gjithashtu se terapia e linjës së parë për prediabetin konsiston në modifikimin e stilit të jetës, rënien në peshë, aktivitetin fizik dhe në administrimin e metforminës.

Prediabeti, i përcaktuar si çrregullim i metabolizmit të glukozës gjatë agjërimit midis 100 dhe 125 mg/dL, ose midis 140 dhe 199 mg/dL i matur dy orë pas marrjes së një ngarkese glukoze orale prej 75g, ose niveli i hemoglobinës së glikuar (HbA1C) midis 5.7% dhe 6,4% ose nga 6,0% deri në 6,4%, ka prekur rreth 720 milionë individë në mbarë botën.

"Metaanaliza zbuloi se prediabeti lidhet me rritjen e vdekshmërisë dhe rritjen e shkallës së ngjarjeve kardiovaskulare", tha autori kryesor i studimit Justin Echouffo-Tcheugui nga Shkolla e Mjekësisë Johns Hopkins në Baltimore, SHBA.

Duke hetuar më tej mbi këtë çështje, studiuesit vunë re se modifikimi intensiv i stilit të jetesës, i përbërë nga kufizimi i kalorive, shtimi i aktivitetit fizik (150 min/javë), vetë-monitorimi dhe mbështetja motivuese, ishte në gjendje të reduktonte incidencën e diabetit me 6.2 raste për 100 vite/njerëz gjatë një periudhe trevjeçare.

Metformina zvogëloi rrezikun për diabet tek individët me prediabet me 3.2 raste për 100 vite/njerëz për tre vjet. Ajo rezultoi të ishte më efektive për gratë me diabet gjestacional dhe për individët më të rinj se 60 vjeç me një indeks të masës trupore 35 ose më shumë, një nivel të glukozës plazmatike prej 110 mg/dL ose më shumë, ose një HbA1c prej 6.0% ose më të lartë.

Në një editorial të lidhur, William Herman nga Universiteti i Miçiganit në Ann Arbor, SHBA, beson se koncepti i "prediabetit" duhet të braktiset dhe në vend të kësaj duhet të përdoren modele rreziku me shumë variabla që përfshijnë matjet e glicemisë dhe informacionet klinike dhe sociodemografike për të vlerësuar rrezikun e secilit individ. "Modele të tilla duhet të përdoren për të zgjedhur strategjinë optimale të ndërhyrjes për parandalimin e diabetit për çdo individ", përfundon editorialisti.

 

JAMA 2023. Doi: 10.1001/jama.2023.4063
http://doi.org/10.1001/jama.2023.4063


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>