Mjekësi e përgjithshme

qer222017

Risku për adenomë kolorektale rritet me përdorimin afatgjatë të antibiotikëve

Përdorimi për një kohë të gjatë i antibiotikëve mund të rritë riskun për të zhvilluar kancer kolorektal, sipas një kërkimi të fundit të publikuar në revistën e specializuar "Gut". Studimi tregon se marrja masive e antibiotikëve rrit ndjeshëm mundësinë e formimit të polipeve në zorrën e trashë, që janë prekursorë të formacioneve neoplastike. Edhe pse natyrisht jo të gjitha polipet transformohen në tumor, rezultati i shtohet evidencave shkencore të cilat pohojnë se disa lloje bakteresh të pranishme zorrë kanë një rol në zhvillimin e kancerit. Është e zakonshme që përdorimi i antibiotikëve të lidhet shpesh me diarrenë dhe ekspertët shpjegojnë se fenomeni ndodh për shkak të ndryshimit të florës normale bakteriale, me reduktim të disa lloj mikroorganizmash dhe poliferizim të shtameve të dëmshme.

Një grup kërkuesish amerikanë kanë marrë shtysë nga të dhënat e ofruara nga Nurses' Health Studies, dy triale që kanë mbajtur nën kontroll 189 mijë infermierë amerikanë për dekada, duke regjistruar çdo ndryshim në gjendjen e tyre shëndetësore. Në këtë rast, të dhënat i referohen një nënbashkësie të madhe të kampionit origjinal me mbi 120 mijë infermierë mes viteve 2004 - 2010. 1.194 prej tyre iu diagnostikua zhvillimi i formacioneve anormale në zorrë. Kërkuesit zbuluan një lidhje mes përdorimit të antibiotikëve për të paktën dy muaj dhe riskut për të zhvilluar adenomë kolorektale në grupmoshën 20-59 vjeç. Risku më i madh ishte me 36% te infermierët me moshë 20-39 vjeç dhe rritej në 69% te ata mes 40-59 vjeç. Edhe në të kaluarën, në disa kërkime evropiane ishte sugjeruar lidhja mes ekspozimit ndaj antibiotikëve  dhe zhvillimit të kancerit kolorektal, por kërkuesit amerikanë kujtojnë se bëhej fjalë për studime me follow up më të shkurtra dhe të ekspozuar ndaj faktorëve ngatërrues: limite që u tejkaluan me këtë studim të fundit.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>