Mjekësi e përgjithshme

pri302024

H5N1, alarmohet OBSH!

Epidemiologu veteriner Kujtim Mersini: Risku është i madh, pasi ka nisur shtegtimi i shpendëve

Pandemia e gripit të shpendëve H5N1, e cila ka alarmuar Evropën dhe jo vetëm, duket se po troket edhe në vendin tonë, por me një ndryshim të vetëm, që ne reagojmë vetëm kur ndodh shpërthimi epidemik dhe shkakton dëme ekonomike.

Epidemiologët veterinerë kërkojnë të rritet monitorimi i shpendëve të egër që në këtë periudhë shtegtojnë në vendin tonë. Epidemiologu veteriner dhe pedagog në Universitetin Bujqësor, dr. Kujtim Mersini, sqaron se shpendët e egra kanë filluar të vijnë në vendin tonë dhe mund ta sjellin, ose mund ta kenë sjellë tashmë H5N1.

"Për momentin vendet më të afërta në rajonin tonë, ku virusi është i pranishëm janë Bullgaria dhe Rumania. Zakonisht virusi shfaqet tani në pranverë e zgjat deri në fund të verës. Me ardhjen e shpendëve transportohet edhe virusin e shpendëve", tha dr. Kujtim Mersini.

Vetëm para dy vitesh, gripi shpendëve preku tre pularitë më të mëdha në vend duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme. "Risku është gjithmonë i lartë, na u prekën pularitë më të mëdha në vend, dëmi ekonomik ishte shumë i madh. Risku është gjithmonë pranë, sepse shpendët e egra nuk i kontrollojmë dot", tha Mersini.

Edhe pse njihet si një grip që prek vetëm shpendët, H5N1 ka alarmuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë pasi ka ndryshuar sjellje, duke prekur edhe gjitarët.

"Për herë të parë, H5N1 ka prekur gjitarët  në Amerikë. Kjo është frika e madhe, pasi virusi i shpendëve, kur bie në kontakt me një virus tjetër mund të pësojë mutacion e të prekë edhe gjitarët apo njeriun", përfundon Mersini.

Alma Demiraj


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>