Mjekësi e përgjithshme

gus182017

Benzodiazepinat, një strategji e re për të reduktuar përshkrimin te të moshuarit

Nisma në të cilën farmacistët kanadezë u kanë dërguar mjekëve (përmes fax-it) opinione të bazuara në evidenca lidhur me përdorimin e benzodiazepinave te të moshuarit, ka çuar në reduktimin e përshkrimeve, krahasuar me vetëm edukimin e pacientëve. Këto janë të dhënat e para të studimit (D-Prescribe) të randomizuar dhe kontrolluar dhe të prezantuar në takimin vjetor shkencor të American Geriatrics Society. D-Prescribe vjen pas studimit Empower, i projektuar për të edukuar të moshuarit në lidhje me risqet e mundshme të benzodiazepinave, nëpërmjet një broshure të shkruar thjeshtë dhe me shkronja të mëdha, që përveç se tregonte risqet dhe dëmet, sugjeronte dhe barna alternative dhe një program për ndërprerje graduale të benzodiazepinave duke inkurajuar pacientët që të diskutonin ndërprerjen me një farmacist apo një profesionit shëndeti. Gjashtë muaj pas ndërhyrjes u arrit një shkallë ndërprerje prej 27%. "Megjithatë, kërkuesit zbuluan se shpesh mjekët shfaqnin rezistencë kur pacientët iu parashtronin atyre informacione, pasi mjekët nuk ishin në dijeni të risqeve ose nuk kishin një bar alternativ për të përshkruar", shpjegon Philippe Martin nga Université de Montréal.
Për këtë arsye u zhvillua studimi D-PRESCRIBE në të cilin farmacistët pjesëmarrës vijuan t'i dërgojnë pacientëve broshurën didaktike të përdorur në studimin EMPOWER, por nga ana tjetër iu dërguan dhe mjekëve opinione që nënvijëzojnë risqet potenciale të benzodiazepinave te secili pacient, duke inkurajuar për eliminimin e përshkimit. Mjekët mund të ndërronin me shpejtësi përshkrimin duke shkruar numrin e licencës së tyre në faks, firmosur dhe duke ia dërguar sërish farmacistit.
Përfundimi kryesor i D-Prescribe konsiston në pezullimin e benzodiazepinave për 6 muaj, përcaktuar sipas profilit të rinovimit të përshkrimit nga farmacia. Rezultatet provizore tregojnë se shkalla e ndërprerjes së përshkrimeve është më e lartë në D-Prescribe krahasuar me Empower. Mbledhja e të dhënave do të përfundojë brenda fundit të verës dhe rezultatet mund të publikohen në fundvit. Grupi i punës ka thënë se është gati që të zgjerojë kërkimin në klasa barnash që përshkruhen gjerësisht te të moshuarit, si barnat antistaminike të gjeneratës së parë dhe AIJS-të.


 

AGS 2017 Annual Scientific
Meeting
http://meeting.americangeriatrics.org/


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>