Mjekësi e përgjithshme

maj292018

Pagjumësia dhe benzodiazepina. Efikasiteti bie pas katër javësh, efektet anësore vazhdojnë

Udhëzimet e reja të praktikës klinike të publikuara në "Canadian Family Physician", kanë për qëllim t'u ofrojnë ndihmë mjekëve që të reduktojnë në mënyrë të sigurt përshkrimin e antagonistëve të receptorëve të benzodiazepinave (BZRA) te pacientët e rritur. Rekomandimet që përfshihen në këtë dokument janë të bazuara në të dhënat nga studimet më të mëdha në lidhje me ndërprerjen e BZRA-ve për pagjumësi, në analizat e rishikimit të dëmeve të shkaktuara nga BZRA-të, në parapëlqimet e pacientëve dhe implikimet në aspektin e burimeve. "BZRA-të vazhdojnë të përshkruhen gjerësisht si trajtim afatgjatë për pagjumësi te të rriturit si në komunitet, ashtu edhe në strukturat e kujdesit afatgjatë.

Megjithatë, edhe pse përdorimi afatshkurtër (deri në gjashtë javë) mund të çojë në përmirësime sa i përket fillimit dhe kohëzgjatjes së gjumit, përdorimi i zgjatur i barnave të tilla mund të shkaktojë varësi fizike dhe psikologjike. Të dhënat e fundit sugjerojnë gjithashtu se efikasiteti i këtyre barnave ulet pas katër javësh, ndërsa efektet anësore mund të vazhdojnë", shpjegon Kevin Pottie, Universiteti i Oktavës, Kanada, autor kryesor i punimit.

Qëllimi i udhëzuesit është të ofrojë instrumente në ndihmë të mjekëve, se si ata t'i përfshijnë pacientët në përgatitjen e planeve të personalizuara për ta lënë barin. Rishikimi i provave, në fakt, nuk ka mundur të identifikojë të dhëna thelbësore që i atribuohen ndërprerjes graduale të terapisë me BZRA te të rriturit dhe, sipas rekomandimeve, mjekët duhet të diskutojnë nevojën për të reduktuar gradualisht BZRA-të te të gjithë pacientët me moshë 65 ose më shumë vjeç, që i përdorin këto barna prej më shumë se katër javësh. Ky udhëzues nuk aplikohet te pacientët me shqetësime gjumi të veçanta, ankth apo depresion të pamenaxhuar ose patologji të tjera fizike ose mendore që mund të shkaktojnë apo të rëndojnë pagjumësinë.

Autorët konfirmojnë se nuk kanë mundur dot të gjejnë prova që krahasojnë qasje të ndryshme për pakësimin e barit, por u rekomandojnë mjekëve të marrin parasysh një ndërprerje më të ngadaltë te pacientët në rrezik më të lartë për përkeqësim dhe të monitorojnë pacientët çdo një apo dy javë, për të vlerësuar përfitimet e pritshme dhe simptomat e abstinencës.

Gjithashtu, dokumenti vlerëson përdorimin e strategjive të menaxhimit të sjelljes për të ndihmuar pacientët me pagjumësi edhe në momentin e reduktimit të terapisë.

 

Can Fam Physician. 2018 May;64(5):339-351
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29760253


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>